Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Mjaltë dhe qumësht për ta pasuruar lëkuren - Bujqesia.eu

Mjaltë dhe qumësht për ta pasuruar lëkuren

0

jalte qumesht

Maska e fytyrës me mjaltë dhe qumësht është një maskë e cila ndikon mjaft në rigjenerimin, zbardhimin e lëkurës dhe vitalizimin e saj, veçanërisht për lëkurën e thatë. Për shkak të përbërësve të saj, mjalti dhe qumështi, kjo maskë përdoret në rastet e tharjeve të lëkurës, dëmtimeve nga dielli, kur lëkura e fytyrës fillon të heqë nxirjen e saj të plazhit (pasi ajo mund të dalë në formë hartash), nga dëmtimet e lëkurës prej të ftohtët, veçanërisht kundër plasaritjeve të lëkurës dhe për heqjen e luspave (kur lëkura e fytyrës bëhet si luspa peshku të imëta dhe me ngjyrë të bardhë).
Përgatitja
Në një filxhan me qumësht hidhni 3 lugë mjaltë. I trazoni mirë derisa të krijohet një masë homogjene.
Përdorimi
Përhapeni maskën në të gjithë fytyrën dhe lëreni të veprojë për 15-20 minuta. Më pas, lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe të bollshëm dhe me sapun.
Kjo maskë rekomandohet të bëhet 1 herë në 2-3 ditë deri sa lëkura të bëhet elastike, të rigjenerohet si dhe të marrë një ngjyrë të bukur trëndafili./Indeksonline/