Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Mjalti të shndërrohet në ushqim ditor - Bujqesia.eu

Mjalti të shndërrohet në ushqim ditor

0

metushiii

Metush Maksuti, bletar nga Cërrnica e Gjilanit, ka thënë se po të investohej në mënyrë profesionale në sektorin e bletarisë përfitimet do të ishin shumë të mëdha.

Metush Maksuti ka krijuar një traditë të mirë në kultivimin, rritjen dhe shumimin e bletëve, që nga këto krijon mjaltë të cilësisë së lartë.
Maksuti me profesion është polic komunikacioni, por punën e bletarit thotë se e ka traditë familjare. Sipas tij, bletaria është një profesion që do saktësi dhe përgjegjësi. “Mjalti ka veti shëruese dhe dobiprurëse për të gjitha kategoritë familjare. Do të duhej që mjalti të shndërrohej në ushqim të përditshëm, ashtu siç ndodh të shërbehet në familjet më të avancuara dhe edukuara evropiane. Po të investohej në mënyrë profesionale në sektorin e bletarisë, përfitimet do të ishin shumë më të mëdha”, është shprehur ai.
Maksuti vlerëson se sektori i mjaltit ende nuk përkrahet sa duhet. “Ministria e Bujqësisë na ka ndihmuar me subvencione, por jo edhe komuna. Anamorava është e njohur për prodhimin e mjaltit dhe kjo u pa edhe në Panairin 2014, ku vërtet ofruam cilësi të lart të mjaltit”, ka thënë Maksuti. Ai ka thënë se urgjente për bletarët është nevoja që ata të kenë mundësi ta bëjnë paketimin e mjaltit në kriteret profesionale që parasheh edhe Bashkimi Evropian./Rajonipress/