Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Molla dhe shëndeti - Bujqesia.eu

Molla dhe shëndeti

0

apelNga: Prim. dr. med. sc. Ali F. Iljazi

Mollen e karakterizon përmbajtja e madhe e fibreve, të cilat janë përzierje e celulozës, hemicelulozës, pektinës, polisakarideve dhe ligninës. Shkencëtaret mendojnë se fibret e tretura zvoglojnë sasinë e kolesterolit e në këtë mënyrë rrezikun nga arterioskleroza. Rol të vëçantë kanë molekulat e pektinës, të cilat gjatë fryerjes lidhin në vete kolesterolin duke e menjanuar nga organizmi.

150gr. Mollë(frut) përmbanë:

Energji………………………… 223 kJ (53 k cal)
Ujë……………………………. 85.3 gr
Yndyra totale………………….. 0.49
Kolesterol………………………. 0.0
Natrium………………………… 3.0 mg
Kalium………………………….. 144 mg
Karbohidrate totale……………… 12.4 gr
Fibre dietike…………………….. 2.5 g
Sheqer…………………………… 9.9 gr
Proteinë…………………………. 0.34 gr
Kalcium………………………….. 7.1 mg
Hekur…………………………….. 0.48 mg
Magnezium……………………….. 6.4 mg
Fosfor……………………………… 15 mg
Vitaminë A…………………………. 47 mcg
Vitaminë C………………………….. 18 mg
Flour………………………………….. 6.6 mcg

Në mollë ka edhe molekula të taninës që e zvogëlojnë nivelin e kolesterolit në gjak.
Siç është e njohur, fibrat e tretura rritin vellimin e fekaleve dhe përshpejtojnë kalimin e ushqimit nëpër trakin tretës duke vëpruar në këtë mënyrënë mënyrë përventive kundër kapsllëkut dhe kancerit të zorrës së trash.
Në këtë mënyrë zvogëlojnë edhe rrjedhjen e substancave toksike nga organizmi, siç janë konzervansët dhe aditivet e ndryshme të cilat mund të dëmtojnë mukozën e zorrëve. Këto dëmtimi mund të sjellin deri të kanceri i zorrës së trashë.
Preferohet që molla të hahet më me lëkurë, ngase përmbanë flavonide, të cilat kanë vëprim antioksidativ, gjegjësisht mbronë trupin nga radikalet e lira.
Ne vendet ku molla konsumohet si pija kryesore si p.sh. Normandia, gati nuk ka paraqitje të gurve në veshka. Pas ushqimit më një mollë mund të pastrojmë mollën nga 95 % të bakterieve të cilat shkaktojnë kariesin e dhëmbit./Zhurnal/