Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Molla për zemër. - Bujqesia.eu

Molla për zemër.

0

mollaaaa

Konsumimi i rregullt i mollëve lidhet me zvogëlimin e përqendrimit të kolesterolit në gjak dhe zvogëlimin e pranisë së markerëve të cilët tregojnë për praninë e inflamacioneve dhe krijimit të shtresave në muret e enëve të gjakut.
Disa studime të mëparshme kanë treguar edhe se përbërësit e mollës ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe kontrollojnë apetitin.

Në studimin e realizuar në SHBA kanë marrë pjesë 160 femra, ndërsa ka zgjatur një vit. Pjesëmarrëset të cilat më shpesh kishin ngrënë molla, deri në fund të studimit kishin ulur përqendrimin e ‘kolesterolit të keq’ (LDL kolesterolin) për 23 për qind, ndërsa markerët tjerë të lidhur me aterosklerozën janë ulur për 30 për qind. Po ashtu, krahas kësaj, këto participante kanë humbur mesatarisht 1.5 kilogram të peshës trupore gjatë periudhës së studimit.

Shkencëtarët thonë se meritorë për këto rezultate janë pektinet- fijet të cilat bllokojnë absorbimin e kolesterolit, si edhe antioksiduesit polifenole, të njohur për parandalimin e dëmtimit të qelizave nga ana e radikaleve të lira.