Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Mos i hidhni farat e shalqirit - Bujqesia.eu

Mos i hidhni farat e shalqirit

0

farat e shalqinit

Shumica e njerëzve i hedhin farat e shalqirit dhe bëjnë një gabim duke zgjedhë copat e tij pa fara. Këtë verë mos e bëni një gjë të tillë ,shfrytëzoni ato të pjekura në dietën tuaj, pasi që kanë veti mrekulluese për shëndetin.

Janë shumë të pasura me hekur, i cili ndihmon në formimin e dy proteinave jetike në organizmin tonë të njohura si hemoglobina dhe myoglobina të cilat kanë një detyrë të pazëvendësueshme si furnizimin e çdo qelize në organizmin tonë me oksigjen.

Farat e pjekura të shalqirit janë shumë të pasura me magnez pothuaj më shumë se çdo ushqim tjetër. Magnezi është një prej mineraleve më të rëndësishëm në organizëm, pasi bënë të mundur procesin e metabolizmit pa të cilin organizmi nuk funksionon dot. Magnezi poashtu ndihmon funksionin e muskujve si dhe komunikimin e fijeve nervore.

Bakri një komponent i rrallë por shumë i rëndësishëm për organizmin tonë gjendet në sasi të konsiderueshme tek farat e pjekura të shalqirit. Konsumimi i ushqimeve të pasura me bakër na bënë të kemi flok të bukur, thonjë dhe lëkurë të bukur.

Pjekni farat e shalqirit si do vepronit me farat e tjera , por mos shtoni kripë, ruani në enë qelqi dhe përdorni nga një luge të madhe në mëngjesin tuaj.