Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Mos i hidhni lëvozhgat e vezëve! - Bujqesia.eu

Mos i hidhni lëvozhgat e vezëve!

0

iStock_eggsLarge1

Kalciumi ka funksion të rëndësishëm për trupin tonë. Kalciumi normalizon funksionimin e nervave dhe të muskujve, poashtu rregullon rrahjet e zemrës dhe inkurajon gjumin.

Lëvozhgat e vezës përmbajnë 90% kalcium, hekur, bakër, zink, flourit, fosfor dhe krom. Kështuqë, shumica e ekspertëve i rekomandojnë lëvozhgat e vezës si të efektshme për trupin tonë. Ja si dhe për çfarë mund t’i përdorni ato.

Gjendrat Tiroide
Lahen 8 vezë, thahen dhe lëvozhgat e tyre, pasi të coptohen hidhen në një enë. Në enën me lëvozhgat e vezëve hidhet edhe lëngu i 2 limonave, dhe lihet në frigorifer për disa ditë. Kur lëvozhgat e vezëve të jenë zbutur, dhe të bëhen të lëngshme, u hidhet edhe 1 litër raki dhe një kilogram mjaltë.

Të gjithë përbërist, përzihen dhe lihen të qëndrojnë në një vend të thatë për 7 ditë. Konsumoni një lugë çaji, për dy ose tre herë gjatë ditës, gjithmonë pas ngrënies.

Forcojnë trupin dhe pastrojnë gjakun
Lahen 4 ose 5 vezë, shtypen lëvozhgat dhe vendosen në 3 litra ujë. Uji bashkë me lëvozhga lihet në frigorifer deri në 7 ditë, dhe përdoret sikurse uji i pijshëm. Uji bën mirë të pihet çdo ditë, duke i hedhur edhe 2 ose 3 pika limon.