Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Mozaiku i duhanit. - Bujqesia.eu

Mozaiku i duhanit.

0

duhani

Kjo sëmundje virusale prek një numur të madh bimësh të kultivuara si dhe barëra të këqia. Bima kryesore strehuese është duhani, por në domaten e kultivuar në sera konsiderohet një sëmundje e rëndësishme e me efekt të lartë shkatërrues.

Virusi paraqitet në shumë forma: shtame ose cepa viralë, të cilët në vartësi nga ndjeshmëria e kultivarit dhe kushtet e mjedisit shfaqin simptoma të ndryshme. Në bimët e prekura mund të shihet një mozaik ngjyrash në gjethet e bimës – këmbim i ngjyrës së gjelbërt me të verdhë (Figura 46), zvogëlim dhe deformim i gjethes, njolla kromatike ngjyrë të verdhë mbi gjethe, ngjyrim jo uniform i frutit në pjekje e deri në nxirje ose nekrozë e pjesës së brëndëshme të frutit që përfshin edhe dhomën e farave.

Bimët mund ta kalojnë këtë gjëndje të rëndë infeksioni nëse temperaturat ngrihen, por në të kundërtën bimët shkojnë në tharje.

Biologjia dhe zhvillimi i sëmundjes

Virusi ruhet në brëndësi të farës por jo në embrion për rreth 9 vjet si dhe në mbeturinat bimore të infektuara për një kohë të gjatë afro 50 vite. Përhapet në bimët e shëndosha mekanikisht me anë të lëngut nga bimët e infektuara gjatë kryerjes së shërbimeve në serë. Favorizohet nga temperaturat e ulta, kurse kur temperatura ngrihet në rreth 250 C simptomat e sëmundjes mbeten të fshehta.

Menaxhimi i sëmundjes

Masa agroteknike: Largimi i bimëve të prekura të domates sapo dallohen shenjat e sëmundjes. Qarkullimi i kulturës është masë e rëndësishme për ndërprerjen e vazhdimit të infeksionit nga një cikël bimor në tjetrin. Për mbjellje përdoret farë e pastër e certifikuar, e siguruar përmes fermentimit të plotë natyral ose të trajtuar me acide, si dhe nga kultivarë rezistentë.

Kontrolli kimik: Praktikisht nuk njihen masa për luftimin kimik të virusit në bimë