Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Mozaiku i trangullit. - Bujqesia.eu

Mozaiku i trangullit.

0

mozaiku

Është një ndër viruset me një përhapje mjaft të gjërë. Mendohet se strehuese të këtij virusi janë rreth 775 specie bimore të ndjeshme nga 86 familje botanike. Kungulloret, domatja, speci, spinaqi, lulet, etj. përbëjnë bimë strehuese me rëndësi ekonomike.
Tek trangulli e kungulloret e tjera, shkakton mozaik me ngjyrë të gjelbërt e të verdhë në gjethe, deformim të tyre dhe frenim të rritjes së bimës.
Prodhimi bie dukshëm për shkak të mos lidhjes së frutave. Në frutat shfaqet ngjyrimi mozaik dhe sipas agresivitetit të shtamit viral ose kombinime mund të formohen edhe fryrje në formë pucrrash. Në domate vërehet një fijëzim i theksuar i gjetheve (Figura 48), lulet mbeten sterile dhe njolla nekrotike formohen mbi gjethe, bishtat e tyre e kërcell, të cilat cojnë në një kolaps të plotë të bimëve të prekura. Në fruta mund të shfaqen njolla rrethore jo shumë të dukshme (këto njolla formohen edhe në frutat dhe gjethet e prekura të specit).
Biologjia dhe zhvillimi i sëmundjes
Transmetimi i virusit përmes farës është konstatuar në disa specie, përfshi dhe barishtet e këqia. Një burim të qëndrueshëm e të rëndësishëm infeksioni përbëjnë farat e Stellaria media e cila gjindet e përhapur kudo në afërsi të serave. Përhapja e mëtejshme realizohet me anë të afideve, ku ndërmjet rreth 60 specieve afidesh, vektorë më të rëndësishëm janë Myzus persicae, Aphis gossypii, etj.
Menaxhimi i sëmundjes
Masa agroteknike: Masë kryesore ndaj këtij virusi është përdorimi i varjeteteve rezistente ose tolerante. Pastrimi dhe eleminimi i barërave të këqia strehuese për virusin dhe afidet vektorë, në serë dhe përreth saj. Krijimi kushteve për një rritje normale të bimëve, pa e tepruar me ujitje dhe pleheërime të tepërta sidomos azotike, të cilat nxisin bujshmëri vegjetative duke tërhequr kështu vektorët afide.
Kontrolli kimik: Konsiston në përdorimin e insekticideve kimike ose biologjike ndaj afideve vektorë. Një masë tjetër kimike mund të jetë eleminimi i barërave të këqia strhues për virusin dhe afidet përreth serës me anë të herbicideve.