Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 M&Sillosi nënshkruan kontratat me 42 pika grumbulluese të grurit - Bujqesia.eu

M&Sillosi nënshkruan kontratat me 42 pika grumbulluese të grurit

0

image

Në një solemnitet rasti kompania M&Sillosi, pjesë e Devolli Corporation, zyrtarisht nënshkroi kontratat e bashkëpunimit me 42 pikat grumbulluese të grurit anekënd territorit të Republikës së Kosovës.

Përveç nënshkrimit të kontratave, menaxhmenti i kompanisë prezantoj planet e sivjetshme të grumbullimit të grurit, kriteret e cilësisë, kompensimit dhe blerjes së grurit.

Ky solemnitet, që përfundoj me një drekë pune të përbashkët, u shfrytëzua për këmbimin e përvojave dhe për diskutim të çështjeve logjistike në përkrahje të realizimit të suksesshëm të korrjeve 2015.

Drejtuesit e kësaj kompanie theksuan se ndodhemi në prag të sezonit të korrjeve, andaj kompania M&Sillosi përmes këtij solemniteti me partnerët e saj strategjik (pikat grumbulluese) fton qytetarët e Republikës së Kosovës që rendimentet e sivjetshme t’i sjellin në pikat grumbulluese apo edhe drejtpërdrejt në fabrikën e M&Sillosi në Xërxë të Rahovecit.

U konkludua se bashkëpunimi i ndërsjellë do te sjell dobi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, duke siguruar rritje të punësimit dhe duke garantuar cilësi të produkteve.

M&Sillosi me kapacitet të deponimit prej 58 mijë ton dhe kapacitet ditor të prodhimit prej 600 ton, ku në kuadër të saj ka laboratorin e vetëm të akredituar në Kosovë për analiza të miellit dhe grurit sipas standardeve ISO dhe HACCP, është njëra nga fabrikat më serioze të prodhimit të miellit në rajon.