Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 A mund te fitohet me shume para duke prodhuar ushqim organik-Pervoja Gjermane. - Bujqesia.eu

A mund te fitohet me shume para duke prodhuar ushqim organik-Pervoja Gjermane.

0

ushqim organik

Ushqimi organik në Gjermani po përjeton bum.
Mirepo me gjithë bindjet e opinionit, prodhuesit e ushqimit organik nuk fitojnë shumë sepse shpenzimet e prodhimit të ushqimit organik janë të larta.

Ushqimi organik ose, siç gjermanët e quajnë ushqimi bio, po përjeton zhvillim të hovshëm. Gjermanët për këtë qëllim shpenzojnë 6 miliardë euro në vit. Gjermani, pas SHBA, është në vendin e dytë në Botë sipas madhësisë së tregut për ushqimin e prodhuar organik. Këtë e di edhe familja Ivanov-Belov e cila ka një pronë të vogël 25 km në lindje të Kelnit. Ketrin Ivanov- Belov dhe bashkëshorti i saj Evgenij pesë vjet punojnë në fermën e tyre të vogël – që të dy kanë studiuar për bujqësi. Ëndrra e tyre ka qenë që të prodhojnë ushqim të shëndoshë.
Mishi, të cilin këta e shesin është dy herë më i shtrenjtë sesa mishi i prodhuar në mënyrë tradicionale. Pse çështja qëndron kështu, Ketrin e shpjegon sipas shembullit të shpezëve:
“Zogjtë i mbajmë në grupe të vogla. I mbajmë në kashtë dhe mund të dalin jashtë, në ajër të pastër. Ushqimin që ju japim e kontrollojmë në mënyrë rigoroze. Këto janë të gjithë ata faktorë që prodhimin e bëjnë shumë të shtrenjtë” ka deklaruar Ketrin për radion shtetërore “ Dojçe vele”.
Megjithatë, me gjithë bindjet e opinionit, prodhuesit e ushqimit organik nuk fitojnë shumë. Për shumë konsumatorë ushqimi organik edhe më tej është shumë i shtrenjtë. Edhe pse konsumi është shtuar për katër herë, sipas një studimi të ri, pjesëmarrja në treg me vetëm më pak se katër për qind, edhe më tutje është e ulët.
Shumë bujq, duke përfshirë edhe familjen Ivanov-Belov, dëshirojnë ta rrisin prodhimtarinë.
“Neve kemi kontakt direkt me blerësit. Kjo do të thotë se njerëzit vijnë te na, shikojnë sesi punojmë, parashtrojnë pyetje dhe blejnë nga ne”, thekson Katrin.
Trendi i ushqimit të shëndetshëm gjithnjë nga fillimi fiton ngritje për shaka të skandaleve siç ishin çmenduria e lopëve, gripi i derrave ose dioksini në ve. Posaçërisht prindërit e ri e pëlqejnë ushqimin ekologjik – ushqimi për bebe është ushqimi më i popullarizuar në Gjermani.