Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 A mund të konsumohet ushqimi pasi bie në tokë? Ja çfarë thonë studiuesit. - Bujqesia.eu

A mund të konsumohet ushqimi pasi bie në tokë? Ja çfarë thonë studiuesit.

0

keshilla

​Imagjinoni se jeni tmerrësisht të uritur. Pregatisni diçka të shpejtë për të ngrënë dhe pa e futur ende në gojë, ju bie në tokë. Jeni të sigurt se mund ta merrni përsëri nga toka dhe ta hani atë ushqim?

Nëse mendoni se “Po”, atëherë jeni njësojë si 87% e të intervistuarve nga disa autorë britanikë. Studimi, i drejtuar nga Anthony Hilton, titullar i katedrës mikrobiologjike në Universitetin Aston, është realizuar duke përdorur tipe të ndryshme ushqimi të prekur nga baktere si Escherichia coli ose stafilokoku.

Sipas rezultateve, ajo që njihet gjerësisht si “rregulli i pesë sekondave”, nuk është i vlefshëm (rregulli i pesë sekondave- nëse e lë për 5 sekonda ushqimin në një ambient, nuk “infektohet” nga ambienti).

Sipas studiuesve, kontakti nuk varet vetëm nga kohëzgjatja, por edhe nga tipi i baktereve që janë të pranishme në një sipërfaqe. Ata thonë se ka disa baktere që e kanë më të lehtë të aderojnë në sipërfaqe të caktuara.

Përfundimet e këtij kërkimi janë me të vërtetë tronditëse. Kush mendon se tapetet janë më pak të rrezikshëm se sa sipërfaqet me pllaka, mermer apo parket, e ka tërësisht gabim.

Në këtë moment lind përsëri pyetja: “A mund ta fusim në gojë atë ushqim që na ka rënë në tokë, duke ndjekur rregullin e 5 sekondave?” pjesa më e madhe e kërkuesve spanjollë, thonë se dyshemetë e shtëpive dhe zyrave janë mjaftueshëm të pastra, ndaj mund t konsumoni këtë ushqim. “Klori dhe acidet e shumta që hidhen në ujë për të larë dyshemenë janë antibakterialët e parë, të cilët ndodhen edhe në sistemin tonë tretës. Në rast të kundërt, nëse ushqimi ju bie në tokë apo në rrugë (jo në ambientet e shtëpisë apo zyrës), evitojeni patjetër konsumin e tij”, – thuhet sipas spanjollëve në “El Pais”.

Tërësisht i ndryshëm është mendimi i studiuesve britanikë, të cilët përjashtojnë në mënyrë kategorike konsumin e ushqimit, pasi ai ka kontakt me tapetin, parketin, pllakat apo çdo lloj tjetër dyshemeje.