Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Mundësia jonë e fundit për planet të sigurt! - Bujqesia.eu

Mundësia jonë e fundit për planet të sigurt!

0

Autori

 

“Kontrolli i ndryshimit klimatik është imperativ moral dhe domosdoshmëri praktike tepër e rëndësishme që t’u lihet në besim vetëm politikanëve, Big Oilit” dhe propaganduesve të tyre në media”

Njerëzimit po i kalon koha e nevojshme për adresimin e ndryshimit klimatik. “Shkencëtaret kanë theksuar se rritja e temperaturës prej 2 shkallësh celsius më lartë së në nivelin e kohës paraindustriale do t’a vëne token neterren të rrezikshëm dhe të qartë”.
Megjithatë, thuhet se jemi në rritje edhe me të madhe prej 4 shkallë celsius, ku konsiderohet së është koha e fundit për aksion.
Mundësia e fundit është dhjetori i vitit të ardhshëm në Paris, ku qeveritë e botës takohen në takimin e njëzetenjë vjetor të ndryshimit klimatik të Kombeve të Bashkuara thuhet në Koha Ditore. Qeveritë ose do të marrin vendime të prera siç kanë premtuar, ose vitin 2015 do ta konsiderojmë vit kur lejuam të na rrëshqiste nga duart menaxhimi i ndryshimit klimatik.
Më 1992,qeveritë e hartuan draftin e konventës së ndryshimit klimatik në Kombet e Bashkuara, më të cilin premtonin shmangie të “ndërhyrjes njerëzore të rrezikshme në sistemin klimatik”, duke reduktuar shkallën e emetimit të gazrave serrë, veçanërisht ato të dyoksidit të karbonit. Por megjithëse traktati u fuqizua në vitin 1994, vetëm sa është rritur shkalla e emetimit të gazrave serrë.
Më 2012, që është viti i fundit kur janë dhënë shifrat të sakta të krahasueshme, merret vesh së emetimet ishin në nivelin prej 34.5 miliardë tonelatash. Njerëzimi vetëm sa ka rritur e jo reduktuar emetimin e gazrave prej ndërhyrjes së dorës së njeriut.
“Tani kjo është çështja më e madhe morale e kohës sonë. Përdorimi i naftës së fosileve në masë të madhe kërcënon të varfrit, të cilët janë më të rrezikuarit nga ndryshimi klimatik(edhe pse të pasurit janë shkaktarët kryesorë), te gjeneratat e ardhshme, të cilët do të trashëgojnë një planet që është bërë i pabanueshëm në shumë pjesë, do të përballën më krizat e shkaktuara nga mungesa e furnizimeve më ushqim.
Prapëseprapë,për shumë interesa të fuqishëm, ndryshimi klimatik mbetët lojë, më qëllim që të shtyhet koha e veprimit të mundshëm. Kompanitë e mëdha ë naftës kanë vazhduar të lobojnë në prapskeni kundër energjisë më emetim të vogël dyoksidi karbonit. Përdornin mediat për të krijuar hutime tek opinioni etj.
Ja gjashtë arsye pse qorrsokakut shumë shpejtë mund t’i gjendet shtegdalje.
E para, bota po zgjohet karshi të keqes së madhe që po i shkaktojmë. Edhe pse makineria e propagandës së Murdochut vazhdimisht publikon shkrime të rrejshme shkencore, publiku po ashtu ka marr vesh për thatësira(tani në disa pjesë të Brazilit, Kalifornisë dhe Azisë Juglindore), ndërsa vërshime masive(së fundi në Bosnje dhe Serbi).
E dyta,qytetarët e botës nuk dëshirjnë të digjen në flakë. Opinioni publik i’a ka dal deri tash ta bllokojë ndërtimin e Tubit XL Keystone, që do të rriste prodhimin e natës në Kanadë- një prospekt shokues, marrë parasysh se as Kanada, as SHBA-ja nuk i janë zotuar një plani klimatik.
E treta,në të ardhmen mund të pasojnë prishje edhe më të ashpra klimatike Ky vit mund të provohet të jetë vit i një El Nini të madhe, kur ujërat e Paqësorit Lindor ngrohin dhe krijojnë ndryshime të theksuara klimatike në nivel global, ku shumë shkencëtar besojnë se një El Nino i madh do të mund ta bënin 2015-n vitin më të ngrohtë në historinë e njerëzimit, thuhet në Koha ditore.
E katërta, SHBA0ja dhe Kina, emetuesit me të mëdhenj të dyoksidit të karbonit, më në fund kanë nisur t;i marrin gjërat më seriozitet. “Administrata e presidentit Barack Obama po mundohet të ndalë ndërtimin e termocentraleve të reja, derisa nuk pajisen me teknologji CCS. Kina prej anës së saj, e ka kuptuar së varësia e madhe po i shkakton shumë më shumë ndotje dhe smog, duke nxitur kështu rritje të numrit të vdekjeve.
E Pesta, negociatat e Parisit më ne fund kanë nisur të joshin vëmendjen botërore të publikut dhe liderëve.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara,Ban K-moon,i ka bërë thirrje liderëve të politikës që të fillojnë negociatat. Rrjeti8i ekspertëve të OKB-së do të nxjerr një raport për mënyrën së si të gjitha ekonomitë e mëdha mund të menaxhojnë më sukses dekarbonizimin.
E fundit, përparimet teknologjike në sistemet e emetimit të ulët të karbonit, përfshirë makinat elektrike, CCS-në dhe energjinë bërthamore të gjeneratës së katërt me elemente të përparuara, ndihmojnë bashkërisht kalimin në sistemin jo fort të kushtueshëm, që do të sillnin përfitime shumë të mëdha për sigurinë planetare dhe për shëndetin e njerëzimit.
Duke nisur prej vjeshtës, OKB-ja do të krijojë platformën që të gjithë qytetarët e botës të marrin pjesë në punën e rëndë të shpëtimit të planetit tonë. “Do të ofrohet një kurs falas për ndryshim klimatik, dhe pastaj do të ket “negociata” online për një marrëveshje globale për klimën.
Presim që qindra mijëra, mbase miliona qytetarë të interesuar anembanë botës të marrin pjesë online, duke treguar rrugën e duhur për politikanët. Kontrolli i ndryshimit klimatik është imperativ moral dhe domosdoshmëri praktike- tepër e rëndësishme që t’u lihet në besim vetëm politikanëve, “Big Oiliti” dhe propaganduesve të tyre në media./Koha Ditore.
(Autori është profesor i zhvillimit të qëndrueshëm, i politikës dhe menaxhimit të shëndetit dhe drejtor i Institutit të Tokës në Universitetin e Columbias. Gjithashtu është këshilltar për Qëllimet e mijavjeçarit, program i sekretarit të OKB-së. Komenti është shkruar për rrjetin botërorë të gazetarisë, “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe Koha ditore”.)