Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Mungesë e farës së misrit të bardhë në Kosovë e Shqipëri - Bujqesia.eu

Mungesë e farës së misrit të bardhë në Kosovë e Shqipëri

0

misri

Përpos të reshurave të dobëta në territorin e Kosovës, si dhe problemeve të shumta të natyrave të ndryshme në terren, bujqit tanë po ballafaqohen edhe me krizën e farërave e në veçanti atë të misrit të bardhë.
Bardhyl Gashi, pronar i barnatores bujqësorë LB-Rimida, thotë për Bujqësia se kërkesat janë jashtëzakonisht të mëdha ,por fara mungon dhe ajo pak që gjendet kilogrami kalon mbi 6 euro për një kg.

Fermerët shqiptare tashme mbjellin mbi 90% te sipërfaqes se misrit me fara hibride. Pjesa me e madhe e saj importohet, kryesisht nga Shtetet e Komunitetit Evropian dhe atyre te rajonit.
Dominojnë kryesisht fara hibride te ciklit te mesëm dhe te gjate (klasa FAO 500-700). Është e rëndësishme gjithashtu te theksojmë faktin se është rritur cilësia e kërkesës se fermerëve, kultivues te misrit për fara hibride me kapacitet prodhues e përshtatshmëri te larte. Bazuar ne eksperiencën e tyre, tashme ata iu diktojnë importuesve te farës te sjellin ne treg, pikërisht farat qe ato i njohin mire. Ne qarqe e rrethe me sipërfaqe e prodhim te madh te misrit si Shkodra, Lushnja, Elbasani, Saranda, Dibra, etj farat hibride cilësore janë element baze te sigurisë se një praktike prodhuese te suksesshme shqiptare tashme mbjellin mbi 90% te sipërfaqes se misrit me fara hibride. Këto vlerësime citohen nga fermerët e Shqipërisë, mirëpo edhe një pjesë e tyre konkludojnë se ne vitin 2013 rendimenti ishte shumë i dobët.
Një gjë të tillë lidhur me rendimenti e farës se misrit të bardhë e pohoi edhe fermeri nga Kosova, Nexhmi Hyseni, i cili potencoi mes tjerave se shkak i pakësimit të farërave të ndryshme janë edhe kushtet klimatike të cilat kanë mbretëruar në vend dhe rajon.

Ndryshimet klimatike në botë e rajon po bëjnë që rendimente e ndryshme nga vit në vit të kenë rënie të pa pritura. Rreziku është permanent këtë kohë, ku këtë alarm ditë më parë lansuan edhe ekspertët e ndryshëm nga Europa, gjegjësisht, Italia e Austria./Bujqesia/