Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ndahen 93 sera për fermerë në Rahovec - Bujqesia.eu

Ndahen 93 sera për fermerë në Rahovec

0

Në një njoftim për media bëhet e ditur se ndarja e serave është bërë përmes thirrjes publike për aplikim nga ana e fermerëve.

“Komisioni për vlerësim, pas kontrollit administrativ të dokumenteve, ka bërë përzgjedhjen e 93 fermerëve të cilët kanë plotësuar kriteret e parapara sipas thirrjes për aplikim e të cilëve u janë ndërtuar serat me sipërfaqe prej 1,5 ari”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim bëhet e ditur se 75 për qind e kostos është mbuluar nga Komuna e Rahovecit, ndërsa 25 për qind nga fermeri, përfitues i serës.

“Këtë vit është shtuar numri i përfituesve të serave, për shkak të interesimit të fermerëve”, thuhet në fund të njoftimit./Kp