Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ndërtohen 37 mini serra dhe të gjitha janë mbikëqyrur nga komisioni - Bujqesia.eu

Ndërtohen 37 mini serra dhe të gjitha janë mbikëqyrur nga komisioni

0

serat

Përfituesit e mini serrave në komunën e Rahovecit, janë vërtetuar dhe mbikëqyrur nga komisioni i Kuvendit komunal në Rahovec, gjegjësisht Drejtoria për BPZHR, të cilat serra i kanë ndërtuar si përfitues të tenderit N.P.T. Bel” dhe N.T.P. Adri Zaun- Rrethoja, dhe komisioni duke dalë në terren ka konstatuar se janë ndërtuar 37 serra të përfituara nga fermerët, secila me sipërfaqe prej 1.5 ari, dhe të dimensioneve 30 X 5 metra.

Drejtori i Drejtorisë për BPZHR, Lulzim Haska, thotë se mini serrat janë të kompletuara sipas parametrave të parapara.
Haska thotë se ndarja e mini serrave është projekt i Kuvendit komunal në Rahovec, ku komuna ka participuar me 75 për qind të mjeteve, fermerët me 25 për qind, ndërkaq kostoja e ndërtimit të një mini serre është 1180 euro, kurse janë kryer pagesat për 22 serra dhe së shpejti pritet të kryhet pagesa edhe për 15 serra tjera.
Inspektimin mbikëqyrës e ka kryer komisioni në përbërje : Ilvi Durguti, Hysni Bajraktari dhe Asllan Mazreku, të cilit kanë thënë se nuk ka keqpërdorime nga ana e fermerëve./RahovecPress/