Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ndezja e kërthizës te viçat. - Bujqesia.eu

Ndezja e kërthizës te viçat.

0

KErthiza

Mbetja e kërthizës së shkëputur në trupin e të porsalindurit sipas rregullës thahet, mumifikohohet dhe bien deri 2 javë pas pjelljes.
Këtë rrjedhë fiziologjike mund ta ndalon infeksioni i kërthizës (infeksioni umbilikal). Ky përfshin enët e gjakut posaçërisht enët dhe indin lidhor të kërthizës, aq më tepër kur kërthiza te lëkura është shkurt e prerë , ndërsa kushtet ambientale të papastra dhe johigjienike.
Infeksioni i kërthizës rrallë lajmërohet gjatë jetës intrauterine mirëpo zakonisht me rastin e lindjes ose 1 – 2 ditë pas lindjes dhe kjo dukuri më së shpeshti paraqitet në viça.
Pasojë e infeksionit të kërthizës është flegmona dhe i thati i kërthizës (ulcus ose apsces umbilicalis) dhe ndezja e enëve të gjakut omfaloflebitis, respektivisht omfaloarteritis. Nganjëherë krijohet fistula e kërthizës nga e cila rrjedh qelb me erë të rëndë. Pjesa e jashtme e kërthizës për shkak të apscesit është e madha sa veja e pulës, fluktuon, dhembë në prekje dhe është i fortë.
Ndezja akute e kërthizës më se shpeshti lajmërohet te viçat. Viçi i sëmurë ndërprenë thithjen, është i padisponuar, ka ngritje të temperaturës trupore nganjëherë edhe diare. Sytë i janë sharruar në gropën e syrit dhe ekziston rreziku nga dehidrimi dhe helmimi i gjakut (septikemia). Shërimi i të pasalindurëve të sëmurë është i domosdoshëm.
Profilaksa e infekcionit umbilikal arrihet me prerje e drejtë të shiritit të k kërthizës në gjerësi të shuplakës nga lëkura e kërthizës dhe dezifekcionin në kohë të duhur me jod, si dhe me mbajtje higjienike të porsalindurit.