Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ndikimi i dredhëzave në të pamur - Bujqesia.eu

Ndikimi i dredhëzave në të pamur

0

dredheza1

Dihet se karota pozitivisht ndikon në shikim, por në bazë të të dhënave të hulumtimit më të fundit, një gjë e tillë vlen edhe për dredhëzat Hulumtimet, në të cilat kishin marrë pjesë më shumë se 110.000 meshkuj dhe femra, ndërsa dredhëzat janë të pasura me vitaminat A, C, E, B1, B12, B2, B3, B5 dhe B6, ndërsa të gjithë këta përbërës ndikojnë në mbrojtjen e shëndetit të syve.

Midis të anketuarve të cilët për çdo ditë kishin konsumuar së paku 100 gramë të kësaj peme, është vërejtur numri më i pakët i rasteve me degjenerim makular. Pos kësaj, kjo pemë e lëngshme është e pasur me fitonutritiente, të cilat parandalojnë dëmtimin e qelizave si pasojë e shfaqjes së radikalëve të lirë.

Falë përqindjes së lartë të fenolit, dredhëzat mbrojnë zemrën, enët e gjakut, parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve malinje si dhe qetësojnë infeksionet, sepse këto materie parandalojnë ndikimin e enzimave ‘ciklooksigenaze-2’ (COX 2) pas së cilave shfaqet edhe ngritja graduale e temperaturës.