Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ndikimi i kushteve ekstreme klimaterike tek misri - Bujqesia.eu

Ndikimi i kushteve ekstreme klimaterike tek misri

0

misriNë kushtet ekstreme të rritjes dhe zhvillimit të misrit, ndikim primar në rendiment kanë kushtet klimatike dhe kushtet e motit

Koha e lulëzimit dhe periudha para lulëzimit është periudhë shumë e ndjeshme në rritjen dhe zhvillimin e misrit. Arsyet e ngecjes në zhvillim të misrit duhet kërkuar në temperaturë, lagështi dhe lagështi relative të ajrit. Këta tre faktorë të përmendur kanë ndikim direkt në pjellori dhe në sinkronizim të pjellorisë. Varësisht nga grupet e vegjetacionit, parë nga aspekti kalendarik, tek neve kjo periudhë është nga fundi i qershorit, korriku dhe fillimi i gushtit.

Për këtë periudhë dhe për pjellori të mirë temperatura ideale janë midis 21 23 gradë C, çdo ditë të bjerë 25 mm i ose për tërë periudhën 100 mm të reshura të përhapura mirë, kurse lagështia relative e ajrit të mos bjerë nën 70%.

Në kushtet kur temperaturat maksimale ditore kalojnë 30 gradë C, posaçërisht 35 gradë C, rritet steriliteti i polenit. Pasoja tjetër negative e ndikimit të temperaturës së lartë është se në këto kushte shpejtohet paraqitja e fshisës dhe lulëzimi i saj, kurse nga ana tjetër ngadalësohet mëndafshi i misrit. Rezultat i kësaj është mungesa e sinkronizimit të lulëzimit – frytnim i dobët, numër i vogël i kokrrave dhe kokrra të vogla në tramak – ulje e rendimenteve dhe e kualitetit.

Shumë rrjedhë e ngjashme ndodhë edhe në kushtet e mungesës së lagështisë. Për arsye të zvogëlimit të transpirimit dhe të përmbajtjes së ujit në bimë, e njëjta mungon edhe në mëndafsh.

Pasojë e kësaj është mos mundësia e mbirjes së polenit dhe me këtë edhe i fekondimit. Në këto kushte është reale edhe lagështia relative e ulët e ajrit që forcon negativitetin e fekondimit dhe kushtëzon rezultatet e përshkruara më parë.