Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ndikimi i temperaturave të larta tek kafshët - Bujqesia.eu

Ndikimi i temperaturave të larta tek kafshët

0

vapa tek bagetite

Ka mbetur ende edhe shumë verë për të shkuar, dhe akoma do të ballafaqohemi me temperatura të larta dhe me lagështi të cilat mund të ndikojnë keq në bagëtitë tuaja, mund të ulin prodhueshmërinë dhe në raste më fatale të shkaktojnë edhe vdekjen.

Janë disa hapa shumë të rëndësishëm të cilët duhet ti kemi parasysh gjatë këtyre periudhave sepse ne nuk mund të ndikojmë tek moti dhe lagështia por tek e fundit mund të sigurojmë kushte adekuate bagëtive tona që ta kenë jetën më të lehtë përballimin e temperaturave.

Sigurimi i ujit të ftohtë dhe të pijshëm është shumë i rëndësishëm sepse ka dallim shumë të madh mes ujit që nxehet gjatë gjithë ditës nga dielli dhe ujit të ftoftë dhe të freskët.

Sigurimi i hapësirës ku ka hije nga pemët apo drunjtë, sepse kjo mund të ju ndihmojë bagëtive të freskohen gjatë kullosave.

Largoni çdo gjë që pengon rrjedhjen e ajrit dhe nëse keni mundësi që të siguroni aparate për ajrosje të hapësirës sepse kjo metodë edhe i largon insektet.

Kur keni mundësi mund të përdorni spërkatës të ujit, por duhet të keni kujdes sepse kjo mund t’i frikësoj kafshët, por mund ta rregulloni këtë me prurje të vogël të ujit, vetëm në disa pika sa për freskim.