Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Në Britani janë mbledhur më shumë se 160 mijë tonë molla - Bujqesia.eu

Në Britani janë mbledhur më shumë se 160 mijë tonë molla

0

 

apple-basket

Në tokat pjellore të pjesës perëndimore të Britanisë janë mbledhur më shumë se 16o mijë tonë molla. Gjithë kjo punë është fituar si rezultat i metodave të ndryshme bujqësore.

Adam Powell është fermer. Ai tregon se puna në këtë vend ka filluar që 50 vite më parë, transmeton RTV Dukagjini. “Pjesë e mbjellës në këto fusha kanë qenë lloje të ndryshme të pemëve. Mirëpo asnjëherë nuk kemi qenë të kënaqur me sasinë që e fitonim çdo vit, kështu që vendosem të koncentrohemi vetëm në molla”, ka theksuar ai.

Sipas tij, gjithë sasia e mollëve është mbledhur nga qindra punëtor dhe puna ka zgjatur më shumë se katër muaj. Të gjitha janë dërguar në fabrikë ku janë kryer proceset e nevojshme deri te paketimi i tyre. Procesi përfundimtarë ka qenë shpërndarja ne vendet që ishin të destinuara për eksport.

Supozohet që shija e tyre është më e ëmbla që ka mundur të mbillet ndonjëherë dhe gjithë kjo ka qenë si rezultat i kërkesës së konsumatorëve britanik, transmeton RTV Dukagjini.

Adam ka zgjeruar punën duke mbjellur rreth 130 lloje të mollëve. Besohet që kultivimi i tyre nuk është vetëm rezultat i motit, por edhe i përdorimit të teknologjisë gjatë prodhimit, duke shtuar se është janë krenar për punën e bërë./RTV Dukagjini/