Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Në fermën “Deti- Farm” - Bujqesia.eu

Në fermën “Deti- Farm”

0

detifarmFerma “Deti-Farm” ndodhet në komunën e Ferizajit, përkatësisht në fshatin Sojevë. Ferma është themeluar në vitin 2006 me mjete financiare të vet familjes dhe për fillim kishte startuar me 15 lopë qumështore dhe 5 mëshqerra. Ferma “ Deti – Farm” është kultivuese e disa racave të lopëve si Red Holstein,Fleckvieh, dhe Simental. Si çdo biznes tjetër në Kosovë edhe kjo fermë është ballafaquar me problemet të cilat para disa vitesh ishin të zakonshme në vendin tonë, siq ishte mungesa e energjisë elektrike. Probleme të tjera të cilat pronarët e fermës i theksojnë janë çmimet e larta të plehut artificial, kulturave bujqesore dhe veçanarisht farës, si dhe çmimi i derivateve të naftës. Tjetër problem që është theksuar është edhe mungesa e subvencioneve pak më të larta ngase këto aktualisht nuk i përmbushin nevojat për një zhvillim më të madh . Importi i madh i produkteve të qumështit dhe mungesa e mbrojtjes nga shteti gjithashtu theksohen si sfida.
Kjo fermë si objektiv të saj në të ardhmen ka zgjerimin e fermës edhe me 100 krerë lopë.

Kjo fermë gjithashtu merret edhe me kultivimin e Grurit, dhe Elbit, dhe ku mbjellë sasi të mëdha hektarë tokë me këto kultura.

Udhëheqsit e kësaj ferme thonë gjithashtu se në sektorin e drithrave gjithashtu ballafaqohen me çmime te larta te naftes dhe plehut Artificial, gjithashtu në vitet e fundit është paraqit rreziku tjeter, mungesa e tokes, sepse nje pjes tëtokave ata e marrin me qera nga pasuria bujqësore, mirpo gati se jane privatizuar dhe jane shëndrru ne kompani asfaltimesh dhe betonjerka fatkqesisht gje qe eshte nje tmerr i madh sipas tyre.
Ishte kjo një intervisët virtuale me udhëheqsit e fermës “Deti-Farm” në ferizaj , e realizuar nga “Bujqesia”.