Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Në Prishtinë u hap qendra afariste sektoriale "Balkans Expo-Free Zone" - Bujqesia.eu

Në Prishtinë u hap qendra afariste sektoriale “Balkans Expo-Free Zone”

0
20151201_111916-659x494
Në Prishtinë sot është promovuar qendra e parë afariste sektoriale “Balkans Expo- Free Zone”. Të pranishëm me këtë rast ishin përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Fakulteti i Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës, Fondacioni i Prodhuesve dhe Bizneseve të Kosovës- “BIKOS” dhe shumë të tjerë.
Drejtori i Bordit Drejtues i “Balkans Expo – Free Zone”, Yusuf Erdoğan foli për qëllimin e hapjes së kësaj qendre dhe të mirat që do t’i përfitojë zhvillimi ekonomik nga ky projekt.
Projekti ‘Balkans Expo- Free Zone’, që do ta realizojmë në Kosovë, do të ketë në fokus sektorin e bujqësisë, blegtorisë si dhe sektorin e ushqimit dhe do të jetë qendra e parë afariste ndërkombëtare në Kosovë. Nga Turqia do të vijnë rreth 100 firma, të cilat do të zënë vend në këtë objekt, theksoi Erdoğan. Ai më tutje theksoi se produktet që do të prodhohen me markë të Kosovës do të jenë me standarde të tregut ndërkombëtar.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu përshëndeti promovimin e kësaj qendre, e cila sipas tij ka strategji dhe vizion të fuqishëm për jetësimin e këtij projekti. “Që nga sot Prishtina do të jetë kryeqytet ekonomik i kësaj zone për të mbuluar Ballkanin Perëndimor duke filluar nga Bosnja, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi e Shqipëria”.
Sipas tij Kosova do të jetë një shtyllë në të ardhmen që do ta forcojë urën mes Ankarasë dhe Evropës.
Ndërkohë, Ekrem Gjokaj nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit tha se roli i bujqësisë është jashtëzakonisht i madh dhe po ashtu përkushtimi i Ministrisë së Bujqësisë dhe i Qeverisë së Kosovës për të zhvilluar këtë sektor është prioritar. Ai më tutje tha se një iniciativë e tillë ka mbëshetjen e ministrisë për aq sa ka kapacitete.
Edhe Kryetari i Bordit Drejtues nga Fondacioni i Prodhuesve “BIKOS”, Agim Myftiu tha që marrëveshja tregtare e nënshkruar mes Turqisë dhe Kosovës duhet të jetësohet sa më shpejtë në mënyrë që të zhvillohen sa më lirshëm projekte të tilla.