Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Në Rahovec mbillen 2800 Ha me grurë. - Bujqesia.eu

Në Rahovec mbillen 2800 Ha me grurë.

0

grurui

Sipas Drejtorinë për BPZHR në Rahovec, është bërë evidente se mbjellja vjeshtore ka vazhduar edhe pas afatit optimal agroteknik, si pasojë i largimit të kulturave lavërtarë pranverore, si dhe perimkulturave, çka ka ndikuar edhe në mos përgatitjen kualitative të tokës bujqësore për mbjelljen e grurit dhe kulturave të tjera vjeshtore.
Interesimi ka qenë i shtuar për mbjelljen e grurit për shkak të subvencionimit të mbjelljeve vjeshtore nga ana e MBPZHR. Tregu ka qenë i furnizuar mirë me imputet, si farëra të grurit me varietete Apache, Euklide, Prima, si dhe me plehra minerale vjeshtore.
Sipas realizimit të planit të mbjelljeve vjeshtore, të cilin na prezantoi Selami Mashuku, zyrtar i lavërtarisë pranë Drejtorisë për BPZHR, me grurë janë mbjellë 2800 Ha, qepa është mbjellë 40 Ha, Spinaqi 10 Ha, si dhe kultura tjera në 10 hektarë sipërfaqe.
Sipas Mashukut, çmimi i lartë i derivateve të naftës dhe plehut mineral, direkt ka ndikuar në rritjen e kostos së shpenzimeve të mbjelljeve vjeshtore, posaçërisht çmimi i lartë i plehrave minerale ka ndikuar që fermerët të mos përdorin sasinë e duhur për plehërim para mbjelljes/RahoveciPress/