Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Në Shqipëri eksportohen 2.1 mld lekë perime - Bujqesia.eu

Në Shqipëri eksportohen 2.1 mld lekë perime

0

perime

Një nga sektorët që po merr zhvillim vitet e fundit, bujqësia ka ecur në rrugë të mbarë. Kjo të paktën sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.

Produktet bujqësore janë regjistruar në vlerë e 4.4 miliardë lekëve në 6 mujorin e parë të vitit, nga 2.9 miliardë lekë që kanë qenë të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Perimet sipas këtyre të dhënave janë ato që i kanë dhënë shtysë shifrave të eksportit, duke arritur në thuajse dyfish.

Kështu për këtë periudhë janë eksportuar konkretisht 2.1 mld lekë perime, nga 946 milion të së njëjtës periudhë të 2014-ës, me shumë se dyfishi.

Por rritje nuk është shënuar vetëm në vlerë monetare, por edhe në atë sasiore, nga 27 mijë ton, në 44 mijë ton perime të eksportuara.

Në këtë kategori domatet dhe qepët zënë sasi të konsiderueshme, por nuk mbeten pas edhe perimet e tjera të cilat prodhohen në vend.

Edhe bostani e pjepri kanë gjetur mjaftueshëm treg, pasi është dyfishuar sasia e eksportuar, duke u arritur në rreth 12 mijë ton.

“Këto shifra janë rezultat i kërkimit dhe gjetjes së tregjeve të reja, kryesisht europiane, duke bërë që përpos sasisë së eksportuar, edhe çmimi i shitjes të jetë më i lartë”, thuhet nga specialistët e kësaj ministrie.