Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Nekroza e palces në domate - Bujqesia.eu

Nekroza e palces në domate

0

nekroza ne domate

Në fillim vërehet kloroza në gjethet e majës së bimës. Në pjesën e poshtme të kërcellit vërehen nekroza gjatësore me ngjyrë kafe të errët.

Indi i palcës squllet tërësisht e merr ngjyrë kafe, bile edhe në rastet kur nga jashtë kërcellit nuk vërehen shenja.

Bimët e prekura tentojnë të nxjerrin rrënjë adventive në mënyrë të ç’rregullt në pjesën e poshtëme të kërcellit.

Biologjia dhe zhvillimi i sëmundjes

Favorizohet nga temperaturat e ulta gjatë natës, ndryshimet e theksuara të temperaturës ditë-natë dhe plehërimi i tepruar azotik dhe lagështia e lartë tokësore e ajrore.

Më shpesh shfaqet kur fillon formimi i frutave të para.
Patogjeni mbijeton në farë dhe përhapet edhe me ujin e vaditjes.

Menaxhimi i sëmundjes

Masa agroteknike: Mënjanimi i plehërimit të tepruar azotik, i lagështisë së lartë dhe i ndryshimeve të theksuara të temparturës midis ditës e natës.

Në përgjithësi një nivel i artë plehërimi potasik në plehërimin bazë dhe një ushqim i lëngshëm me përmbjtje të lartë potasi do të ndihmojnë në uljen e bujshmërisë vegjetative dhe kufizimin e sëmundjes. Masa të tjera mund të jenë qarkullimi i kulturës, përdorimi I farës së pastër dhe diellëzimi i tokës gjatë verës.

Kontrolli kimik: Spërkatjet nuk janë provuar të jenë të efektëshme.