Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Nevojat e specit për ujë - Bujqesia.eu

Nevojat e specit për ujë

0

 

speci

Ujitja e specit është masë e rëndësishme, pa të cilën është e pamundur që ky perim të kultivohet. Për arsye të zhvillimit relativ të dobët të sistemit rrënjor dhe të zhvillimit të mirë të pjesës mbi tokë, speci kërkon ujitje intensive. Regjimi i ujitjes mund të aplikohet sipas lagështisë së tokës ku minimumi teknik për specin është 70-80 % PVK.
Speci ka nevojë të madhe për ujitje në fazën menjëherë pas mbjelljes së fidanëve dhe në fazën e lulëzimit dhe të formimit të fryteve. Speci posaçërisht është i ndjeshëm në mungesë të ujit në fazën e lulëzimit dhe të frytënimit, kur mund të ndodhë rënie e luleve dhe e fryteve të sapo formuara. Gjithashtu, speci është i ndjeshëm edhe në lagështi të tepruar dhe në ajrosje të dobët të tokës, kur bimët fillojnë të zverdhën dhe në raste më të rënda mund të bien gjethet dhe lulet. Me rritje, degëzimin dhe formimin e fryteve, shtohen edhe nevojat për ujë.
Rezultatet e hulumtimeve tregojnë se specat nga gjysma e dytë e qershorit deri në fund të vjeljes në ditë shpenzojnë 3,4 mm, kurse në fazën e kërkesave më të mëdha më shumë se 6 mm. Për kushte tona, kërkesat mesatare të specit për ujë janë 530-630 mm. Në toka më të lehta speci ujitet më shpesh, me sasi më të madhe uji, kurse në toka më të rënda ujitja bëhet më rrallë.

Për specin është e rëndësishme edhe temperatura e ujit për ujitje. Rezultatet e hulumtimeve disavjeçare tregojnë se rendimenti mund të shtohet dukshëmnëse vaditet me ujë që ka temperaturë 20-22 gradë C.
Në kushtet tona, numri i ujitjeve në masë të madhe varet nga kushtet atmosferike, nga sasia dhe orari i të reshurave dhe kapaciteti i tokës për të absorbuar lagështinë si dhe nga faza e zhvillimit të bimës. Për furnizimin e mirë të tokës me ujë, ujitja do të duhej që, varësisht nga temperatura, të reshurat, faza e zhvillimit të bimëve, të aplikohet çdo 7-10 ditë gjatë vegjetacionit sipas normës prej 20-40 l/m2.
Specat mund të ujiten në disa mënyra: sipas sistemit pikë-pikë me ushqim (mënyra më efikase), me shi artificial, me hulli dhe përmbytje (mënyra tradicionale).
Ujitja sipas sistemit pikë –pikë është një prej mënyrave bashkëkohore të ujitjes së specave. Ujitja me pika uji është shtim i shpeshtë dhe i ngadalshëm i ujit tokës me ndihmën e pikëzave të vendosura në gypin përcjellës dhe me këtë rast bëhet lagia lokale dhe në profilin e lagur mbahet lagështi e lartë e tokës. Sistemi mund të pajiset me pajisjen për kyçje dhe shkyçje automatike , sepse kështu mbahet lagështia konstante e tokës. Përparësi e veçantë e kësaj forme të ujitjes është se mund të shtohen plehra që shkrihen në ujë sipas sistemit të fertigacionit dhe kështu njëkohësisht bëhet edhe ujitja edhe plehërimi.
Nëse si mënyrë e ujitjes përdoret shiu artificial, duhet shfrytëzuar spërkatës të mirë, në mënyrë që të mos ndodhë lëndimi i bimëve ose ngjeshje e tepruar e tokës. Pasi që specit nuk i konvenon lagia e gjetheve, gjithsesi se mënyrë më e mirë është ujitja nëpërmjet hullive, me përmbytje, por mënyra më e mirë dhe njëherësh edhe më e shtrenjtë është ujitja sipas sistemit “pikë-pikë”.
Gabimet më të shpeshta që ndodhin me ujitjen e specave janë fillimi i vonshëm i ujitjes, kur simptomet e mungesës së ujit në bimë janë të dukshme. Gjithashtu, ujitja vetëm e shtresës së sipërme është e gabueshme, sepse atëherë sistemi rrënjor zhvillohet vetëm në shtresën e cekët dhe për arsye të sistemit të dobët rrënjor bimët janë të ndjeshme në mungesë të ujit dhe të ushqimeve të bimës.