Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Nikaj-Mërturi, perla e Alpeve Shqiptare (II) - Bujqesia.eu

Nikaj-Mërturi, perla e Alpeve Shqiptare (II)

0

Nikaj merturi 1

Turizmi

Nikaj-Mërturi është një vend shumë interesant për të zhvilluar turizmin, alpinizmin dhe sporte të tjera malore. Rikonstruktimi i rrugës ekzistuese nga Fierza në qendër të komunës është në vazhdim me një fond prej mbi 600 milionë lekësh, ku janë janë kryer mbi 60 përqind të punimeve, si: vepra arti, zgjerime etj. do ta bëjë më të vizituar këtë trevë, ku ndërtimi i rrugës automoblisitike për në lugun e Ndërmanjës e në Vrane, si dhe ndërtimi i rreth dhjetë kilometra rrugë për në Curraj Epër, do ta bënte kthimin e Nikaj Mërturit në një perlat më të bukura të turizmit malor në Shqipëri e më gjerë.

Do të përmendnim vetëm disa emra vendesh, si: perlën e Alpeve Shqiptare, Currajn e Epër, Qereshin, Kuçin, Boshin, Alshinën, Kakinë, Zallin e Ortegut, Shpellën e Kakverrit, T’hermen, Fangjet, Rrukun e Nikajve, Listrami i Bëtoshës, Vorri i Fratit, Shtegu i Dashit, Piku i Currajve, Çuku i Llapushtrës mbi Rajë, Shterziqja e Brisës, Logu i Gurrës e bjeshkët e Salcës, Okoli i Palçit etj etj.

Gjatë verës shijohet tamli me borë, boronicat, mjedrrat, drethëzat, dardhat gjokmeme, hardallitë, flina, leqentku i mestitur, mazë e zier, fërligu (traditë e hershme e zones), mishi i tharë në tra mbi oxhak (postermë), bacrugat e gështenjave etj.

Përveç bukurive natyrore dhe ushqimeve karakteristike të zonës, turistët do të ulen këmbëkryq me trashëgiminë kulturore të krahinës së Nikaj Mërturit si në asnjë vend tjetër. Do të ishte i padiskutueshëm interesi i turistëve të huaj që krahas bukurive përrallore të kësaj zone, të njiheshin me folklorin e pasur, këngët dhe veglat muzikore, veshjet e larmishme, dasmat dhe ritet e zakonet mortore, të cilat dëshmojnë për një zonë jashtëzakonisht të pasur me etnokulturë të veçantë dhe të bukur.

Jo rastësisht, Franc Nopça, i cili kishte vizituar Nikaj Mërturin në vitet 1900 të shekullit të kaluar, si deputet i parlamentit austriak, kishte propozuar që Nikaj Mërturin ta shpallnin monument kulture nën mbrojtje ndërkombëtare, për bukuritë e rralla dhe për njerëzit e mrekullueshëm. Diçka ka filluar të lëvizin, thonë drejtuesit e komunës Lekbibaj.

Ka pasur disa ekspedita turistike, duke filluar që nga viti 1993, e deri te më e fundit verën që kaloi, nga Italia, Sllovenia etj, të interesuar për eksplorimin e shpellave. Kanë arritur të hyjnë disa kilometra në shpellën Bira e Zezë në fshatin Qeresh dhe janë mahnitur me madhështinë dhe bukurinë e asaj shpelle. Shpella vazhdon edhe më tej dhe, sipas tyre, shpërndahet në katër drejtime të ndryshme.

“Sot për sot, si pasojë e infrastrukturës së vështirë që ka zona e Nikaj-Mërturit, – thotë kryetari i komunës, Gëzim Meshaj, – sektori i turizmit nuk është zhvilluar. Kjo ka bërë që kjo zonë të jetë e virgjër, pra gjithçka natyrale. Duke pasur parasysh potencialet e shumta turistike që ka zona, turizmi malor e në veçanti ai dimëror, do të jetë në të ardhmen një nga mundësitë më të mira për zhvillimin e kësaj krahine.Me punën e përkushtuar të komunës,në tetro të vitit 2014,krahina e Nikaj Merturit u shpall Park Natyror Rajonal.

Në bashkëpunim me komunën, me shoqatat dhe qendrat mjedisore do të bëjmë të gjitha përpjekjet e mundshme në mënyrë që zhvillimi i turizmit në këtë zonë të bëhet në mënyrë të tillë duke ruajtur origjinalitetin e shtëpive alpine, kullave, qoftë rikonstruktimin e atyre të vjetra apo ndërtimin e atyre të reja, në shërbim të turizmit, dhe jo ndërtimin e hoteleve, pavarësisht nga fuqia ekonomike e investitorëve, pra larg betonimit të kësaj treve,deklarojnë drejtuesit e komunës”.

Alpinizmi, synimi i turistëve

Relievi ofron kushte shumë të mira për zhvillimin e alpinizmit amator dhe sidomos atij profesionist, pasi e gjithë zona rrethohet nga maja mbi 2000 metra dhe me rrëpira fantastike. Vendet më të përshtatshme për alpinizëm janë: vargmali Ershel – Ndërmanjë- Kaki, Qafa e Kolcit, Shkëmbi i Rajës dhe përreth Kores së Mërturit etj.

Nikaj Merturi 3

 

Është me shumë rëndësi të përcaktohen edhe lëvizjet e alpinistëve në këto vende dhe është duke u përgatitur guida e posaçme së bashku me hartën e zonës dhe do të shpërndahet nëpër agjencitë turistike e sidomos në qendër të komunës, në mënyrë që t’u jepen turistëve në dorë përpara se ata të nisen për në faqet e maleve, thotë Ndoc Mulaj, president i Qendrës Mjedisore “Alpe” dhe një ndër intelektualët e Nikaj Mërturit.

Curraj i Epër, fshati i kullave të braktisura

Një luginë në mes malesh rrethuar me maja të larta, në formën e një amfiteatri të qëndisur nga natyra, në mes të fshatit është një fushë e madhe e rrethuar me shpate në mes të së cilës kalon lumi me ujëbore. Në mes të fushës, pra, në qendër të fshatit ndodhet një kodrinë mbi të cilën është e ndërtuar kisha e Currajve, 150-vjeçare.Në të dyja shpatet anësore janë të ndërtuara kulla guri me nga dy e tre kate.

Nikaj Merturi 5

Një objekt shumë i rëndësishëm në Curraj Epër ka qenë “kulla e ngujimit” ose siç u quajt më vonë “kulla e thepit”, sepse ishte e ndërtuar mbi një thep përballë urës, në mes të fshatit. Por tashmë kjo kullë symbol i historisë dhe heroizmit të kësaj zone, nuk ekziston. Ajo para dy vitesh u shemb totalisht. Imazhi i saj është vetëm nëpër fotot e Ndocit, apasionues i fotografisë. Nikaj Mërturi është perla e pa shfrytëzuar e Alpeve shqiptare.

Baroni Nopça

Franc Nopça, që vizitoi Nikaj Mërturin në fillim të 1900 si deputet i parlamentit austriak, kishte propozuar që Nikaj Mërturin ta shpallnin monument kulture nën mbrojtje ndërkombëtare, për bukuritë e rralla

Dy lumenjtë

Zona përshkohet tej për tej nga dy lumenj: lumi i Currajve dhe i Vranës e që burojnë nga bjeshkët e larta me ujë të pijshëm që nga burimi e deri ku bashkohen për t’u derdhur në lumin Drin.

Nikaj MErturi 4