Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Nis zbatimi i programit Italian për bujqësinë shqiptare me vlerë 10 mln euro - Bujqesia.eu

Nis zbatimi i programit Italian për bujqësinë shqiptare me vlerë 10 mln euro

0

bujqesiashqiptareNë mjediset e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave u lançua fillimi i programit italian për zhvillimin e sektorit të bujqësisë shqiptare me vlerë 10 mln euro. Nga këto 10 milionë euro, rreth 5mln do të jepen si fond mbështetje për fuqizimin e sistemit te menaxhimit financiar dhe kontrollit te AZHBR (Agjencia e Zhvillimit Bujqesor dhe Rural), rreth 3 mln euro mbështetje për Sektorin e Ullishtarisë; 2 milion Euro, mbështjetje për një pilot për sigurimet e lehtësuara në bujqësi.

Ky fond është pjesë e Protokolli i Bashkëpunimit midis Qeverisë Italiane dhe Qeverisë Shqiptare 2010-2012 i firmosur në prill 2010 nga Kryeministri Shqiptar dhe Ministri i Jashtëm Italian. Të pranishëm në lancimin e këtij programi ishin Ministri i Bujqësisë, zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti dhe ambasadori i Italisë në Shqipëri z. Gaiani. Z. Panariti dhe z. Gaiani mbajtën një fjalë përshëndetëse për mediat:

Ministri Panariti

Në prani të ambasadorit të Italisë, z.Gaiani shpallim fillimin e tre projekteve të rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë, të cilat janë pjesë e një financimi të rëndësishëm që vjen nga Qeveria italiane nëpërmjet një fondi të alokuar prej 10 milionë eurosh si pjesë e konvertimit të kredisë së butë të alokuar nga qeveria italiane në kuadër të protokollit të bashkëpunimit Shqipëri-Itali. Këto fonde do të shkojnë për zhvillimin e bujqësisë si tre projekte shumë të rëndësishme. Në radhë të parë projekti që do të mbështesë Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, apo siç quhet ndryshe edhe Agjencia e Pagesave, natyrisht duke promovuar integrimin e shpejtë të kësaj agjencie në procedurat e akreditimit për përpunimin e fondeve, qofshin këto të skemave kombëtare, qofshin këto të fonde të donatorëve.

Projekti i dytë do të jetë për zhvillimin e ullirit, ku kemi padyshim objektiva ambicioze për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori, veçanërisht duke synuar përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së vajrave shqiptarë.

Projekti i tretë i cili është një risi absolute ka të bëjë me futjen për herë të parë në sistemin bujqësor shqiptar të skemave të sigurimit të prodhimeve bujqësore. Tashmë fermeri shqiptar ka në dorë të sigurojë prodhimet bujqësore, të sigurojë përpjekjet dhe mundin e sakrificave të tij nëpërmjet skemave të lehtësuara të sigurimeve shëndetësore dhe pikërisht ky projekt nëpërmjet një ndërhyrjeje pilot do të japë zanafillën e futjes për herë të parë të skemave të sigurimit të prodhimeve bujqësore, duke kontribuar kështu në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe prodhimit bujqësor në tërësi. Më lejoni t’i jap fjalën tashmë ambasadorit Gaiani për të dhënë edhe ai mesazhin e tij për fillimin e këtyre tre projekteve të rëndësishme.

Ambasadori Gaiani

Faleminderit z.Ministër, faleminderit për fjalët tuaja, jam shumë i lumtur që ndodhem këtu për të njoftuar fillimin e këtyre tre projekteve të rëndësishme. Kooperacioni Italian do të vërë theksin mbi të gjitha në bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e bujqësisë sepse është një nga fushat parësore . Me këto tre projekte të rëndësishme në fushën e bujqësisë, siç thatë edhe ju, pra për Agjencinë e Pagesave, për financimin e projekteve të bujqësisë, sektorin e ullirit dhe sigurimet në bujqësi. Italia do të ndihmojë Shqipërinë në rrugëtimin drejt Europës dhe bujqësia është një ndër fushat prioritare në këtë kuptim. Mendoj se Italia nga ana gjeografike ngjan shumë më Shqipërinë, madje edhe për mënyrën se si punohet, ndaj ne mendojmë se mund të japim një kontribut të rëndësishëm për rrugëtimin e Shqipërisë. Gjej rastin t’ju falenderoj juve dhe Ministrinë tuaj për të gjithë ndihmën që na dhatë për fillimin e këtyre projekteve të rëndësishme.