Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Një vizitë edhe në Valbonë, aty ku plazhi ndërthuret me bjeshkët - Bujqesia.eu

Një vizitë edhe në Valbonë, aty ku plazhi ndërthuret me bjeshkët

0

val1 Në Shqipëri, turistët e huaj, përveç detit mund të vizitojnë dhe vende ku ndërthuret plazhi me bjeshkët. Një mundësi për pushime të tilla e ofron lumi i Valbonës me ujin e pastër mbi të cilin prehet mali i Jezercës, në rrethin e Tropojës. Janë të shumtë ata që e kanë zgjedhur si vend pushimi, por nuk mjafton vetëm bukuria natyrore. Sipas banorëve të zonës, pushteti lokal duhet të investojë më shumë në infrastrukturë. Uji i pastër i lumit Valbonë, ambienti i bukur natyror dhe qetësia e bëjnë këtë zonë mjaft tërheqëse për pushime. Pothuajse gjatë gjithë 51 km të lumit gjen pushues, të cilët jo vetëm freskohen në ujin e pastër, por gjuajnë edhe troftat e rralla të Valbonës. Ky pushtim i brigjeve të lumit nga pushues të shumtë, i ka dhënë gjallëri zonës dhe nëse deri tani familjet kishin jetuar vetëm me blegtori, bujqësi apo me emigracion, tani është shtuar dhe një burim tjetër të ardhurash, turizmi. Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës. Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin është 50.6 kilometra. Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës, madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriore të vendit. Në Valbonë nuk ka hotel të mirëfilltë, por disa shtëpi-kulla karakteristike janë përshtatur sipas traditës në hotele për turistët.