Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Njollosja nga alternaria - Bujqesia.eu

Njollosja nga alternaria

0

20130803120809810577

Përvec domates preket edhe patllixhani. Bimët mund të preken në cdo stad të zhvillimit të tyre. Në gjethet më të vjetra me moshë 30-35 dite zhvillohen njolla të ç’rregullta, me ngjyrë kafe të rrethuara me një bordurë të verdhë.

Më pas në sipërfaqen e njollës formohen rrethë koncentrikë dhe njolla merr ngjyrë të errrët dhe indi në qendër të saj shkëputet. Njollat e shumta në gjethe zgjerohen, bashkohen me njera tjetrën dhe gjethja shkatërrohet.

Njolla të ngjajshme me gjethen zhvillohen edhe në kërcell, në fillim afër bazës së tij, ku ato kanë formë ovale në drejtim të aksit gjatësor të kërcellit. Këto njolla mbulohen me micelin dhe sporifikimin me ngjyrë të zezë të kërpudhës.

Në fruta zhvillohen në zonën e bishtit njolla rrethore me ngjyrë të zezë të cilat cojnë në kalbjen e indit të frutit deri në thellësi. Frutat e prekur rrëzohen dhe dalin jashtë përdorimit.

Biologjia dhe zhvillimi i sëmundjes

Patogjeni mbijeton në mbeturinat bimore, në tokë e në farë. Zhvillimi i sëmundjes favorizohet nga temperatura të larta në fillim të verës. Mbirja e sporeve te kerpudhes ndodh në temperaturen nga 6-310˚C.

Menaxhimi i sëmundjes

Masa agroteknike: Permbysja e thellë e mbeturinave bimore, përdorimi i farës së pastër e të dezinfektuar (mund të përdoren fungicidet e më poshtëme), ajrosje e seres.

Kontrolli kimik: Trajtime kimike zakonisht fillojnë me shfaqien e shenjave të para të sëmundjes, duke përdorur Clorthalonil, Procimidone, Iprodione,Preparate bakri, Thiram, Fosetil alumini, Fenamidon, etj.