Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Norvegjia e gatshme të përkrahë bujqësinë në Kosovë. - Bujqesia.eu

Norvegjia e gatshme të përkrahë bujqësinë në Kosovë.

0

norvv

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e deritanishme në këtë sektor, si dhe për projektet zhvillimore, të cilat planifikojnë të realizohen gjatë këtij mandati me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.
Me këtë rast, ministri e ka njoftuar ambasadorin edhe për potencialet dhe përparësitë që ofron Kosova në sektorin e bujqësisë, duke treguar se edhe investimet e qeverisë në këtë sektor po ndikojnë në shtimin e prodhimtarisë bujqësore dhe cilësisë së këtyre prodhimeve.
Ambasadori Braathu, ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë.