Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 NXITJE PËR SHFRYTËZIMIN E BIOMASËS PER ENERGJI TE PASTER DHE TE LIRE EDHE TEK NE. - Bujqesia.eu

NXITJE PËR SHFRYTËZIMIN E BIOMASËS PER ENERGJI TE PASTER DHE TE LIRE EDHE TEK NE.

0

biomasa

Biomasa është karburant që fitohet nga bimët ose pjesët e tyre siç janë druri, kashta, kërcelli i drithërave , lëvoret… Por ajo që është në botën bashkëkohore edhe më e rëndësishme – biomasa është burim i ripërtritshëm i energjisë. Biomasë mund të jenë mbeturinat drusore, jo drusore dhe shtazore. Në biomasë bëjnë pjesë edhe mbeturinat nga pylltaria , druri mbeturinë, drurët që rriten shpejt, agat dhe mbeturinat e barit si dhe mbeturinat nga bujqësia nga shtazët etj. Për shkak të parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, në prodhimtarinë e energjisë gjithnjë e më shumë nxitet aplikimi i biomasës.
Më së shpeshti shfrytëzohet masa e drurit që formohet nga prodhimi sekondar ose nga mbeturinat në industrinë e drurit që nuk mundet të shfrytëzohen më tutje. Një biomasë e këtillë përdoret si karburant për prodhimin e energjisë elektrike dhe të ngrohjes ose përpunohet në karburante gazi dhe të lëngëta për përdorim në automjete dhe në amvisëri.
Në një hektar pyje, që është e gatshme për prerje, gjenden 300 metra kub dru .Por gjatë prerjes vetëm 74 metra mund të përpunohen më tutje, kurse 175 metra hapësire, përkatësisht 58% të këtij druri është jo cilësore dhe mbeturina.
Sipas të gjitha vlerësimeve të potencialit dhe rolit të biomasës në politikën globale të energjetikës në të ardhmen, parashihet rritje dhe një rol më i rëndësishëm i saj.
Përparësia ekologjike e biomasës në krahasim me karburantet nga fosilet, është përtretja e saj dhe qëndrueshmëria, kurse ngarkimi i atmosferës me dioksid karboni është e papërfillshme. Sipas llogaritjeve, emisionet e dioksidit të karbonit (CO2) në konsumin vjetor të një familje prej rreth 20.000 kilovat orë, kur shfrytëzohet vaji për ngrohje , në atmosferë në vit emitohen 5,8 tonë dioksid karboni. Nëse për ngrohje dhe energji elektrike përdoret gazi, emetimi vjetor i CO2 është 3, 8 tonë, kurse nëse për këtë qëllim shfrytëzohet druri, në atmosferë do të liroheshin vetëm 100 kg të gazit.
Zvogëlimi i importit të karburanteve nga fosilet
Përparësia ekonomike e biomasës nga pylltaria, i industrisë së drurit dhe i bujqësisë është në zvogëlimin e importimit të karburanteve fosile, por edhe i sigurisë më të mirë të furnizimit me energji.
Në shfrytëzimin e biomasës është e rëndësishme komponenta sociale, sepse duke shfrytëzuar këtë potencial, hapen vende të reja pune, posaçërisht në viset rurale. Sipas llogaritjeve të Shoqatës austriake për biomasë, në një komunë me 10.000 banorë, e cila shfrytëzon 100 për qind energji na burime fosile, në prodhimin e energjisë marrin pjesë nëntë vende pune. Nëse druri do të ishte 100 për qind burim i energjisë, nëpërmjet të prodhimit të biomasës – prerjes, peletit, shkurtimit dhe të çarjes së drurit – do të hapeshin 135 vende pune.
Kërkesat e protokollit të Kyotos
Nevojat për ndryshimin e trendëve, ka sjell përsosjen e mënyrave alternative të ngrohjes. Shfrytëzimi i karburanteve fosile ka çmimin e vet, shkallë shumë të lartë të ndotjes me ndryshime të rregullta që manifestohen në klimë. të ndotura globale, i obligon që të zvogëlojnë emetimin e gazrave të dëmshme për 5,2 për qind për një periudhë të caktuar. Protokolli propozon një nga mënyrat e plotësimit të këtyre rregullave: prodhimi i energjisë së ripërtritshme ,l prej të cilave në Evropë druri është më i përhapur.
Druri është interesant, sepse me djegie të drurit lirohet energjia e prodhuar me fotosintezë. Ndryshe nga karburante e fosileve (karboni, petroleumi, gazi), druri përtëritet dhe nuk rrit emetimin e dioksidit të karbonit.
Peleti –energjie e kondensuar e drurit
Një nga bioenergjentet më të njohura është peleti – prodhim që formohet me shtypjen e bykut të sharrës të drurit me kalori të lartë nën presion të madh, pa shtuar kurrfarë mjetesh për lidhje. Prodhohet nga ahu, bungu, shkoza, plepi, bliri…
Ka formë cilindrike, dhe fjala është për karburant shumë kalorik, me djegien e të cilit mbetet vetëm 1% hi. Për shkak të formës dhe madhësisë shumë lehtë transportohet, kurse furrat e stufave shumë lehtë mund të mbushen. Peleti, sikurse edhe çdo bio karburant, në tërësi plotëson standardet e larta të ekologjisë. Një kilogram pelet mund të prodhojë pesë kilovatë orë energji për ngrohje. Sasia e energjisë që fitojmë me dy kilogramë pelet të djegur është e barabartë me një litër vaj për ngrohje. Përveç kursimit të energjisë, peleti është edhe lëndë e parë ekologjike. Me djegien e peletit krijohet sasi e njëjtë e dioksidit të karbonit, të cilin druri e ka shfrytëzuar me rastin e rritjes së tij. Për këtë arsye peleti është bartës i neutralizimit të CO2.