Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Organizatat kriminale 'pastrojnë' para duke falsifikuar ushqime - Bujqesia.eu

Organizatat kriminale ‘pastrojnë’ para duke falsifikuar ushqime

0

Ashtu siç ka treguanr hulumtimi i Laboratorit Eurofins të Hamburgu, gati çdo i treti peshk që shitet në Europë nuk është peshku i përmendu në deklaracion, por peshku i lirë që duke mashtruar konsumatorët shitet si i shtrenjtë dhe që syri i zakonshëm apo hunda, në prodhimin e peshkut nuk mund ta dallojë.

Çmimi i peshkut në tregun botëror, për shkak të zvogëlimit të kvotës, rritet, prandaj industria gjen mënyrë sesi të kursejë, dhe të shesë dushk për gogla. Dhe derisa në rastin e mishti të kalit, i cili shitet si mish gjedhi, ashtu siç u është prezentuar konsumatorëve – rrezik shëndetësor nuk ka, vetëm se janë dëmtuar financiarisht dhe u janë servuar informata të rrejshme, në rastin e peshkut, gjërat nuk janë shumë të thjeshta.

Siç ka shpjeguar dr. Bert Pepping na laboratori i Hamburgut, në peshqit që i kanë testuar janë gjetur lloje Materie që zinxhirit ushqimor derri tani nuk i janë të njohura dhe që janë hulumtuar në mënyrë jo të mjaftueshme. Por edhe nëse përjashtohet çdo rrezik shëndetësor, megjithatë konsumatorët janë mashtruar.

Kriza ekonomike, në të cilën gufojnë aktivitetet jo legale, është e volitshme për rritjen e falsifikimit të ushqimit, e cila pas shitjes së armëve, prostitucionit, tregtisë me njerëz dhe ngjashëm, po bëhet edhe një “veprimtari” mafioze. Siç ka lajmëruar Europol, në UE janë aktive më shumë se 3.600 grupe të krimit të organizuar, të cilat paratë “i lajnë” duke falsifikuar ushqimin.

Nëpërmjet të projekteve për prodhimin e energjisë nga burime të ripërtëritshme , për kujdesin ndaj mbeturinave dhe kështu me radhë. Sipas librit “ Rreziqet kimike dhe fizike në ushqim” tetë autorë – ekspertë kimistë dhe të industrisë ushqimore theksojnë se prodhimet e falsifikuara marrin pjesë në treg me pesë deri në tetë për qind, duke i marrë UE –së qindra mija vende pune.

Gjatë aferës me mish kali, nuk është fjala për prodhim ushqimi në ndonjë “garazhe”, prodhim që do të plasonte në treg disa mija pjesë të falsifikuara të mishit- fjala është për një biznes të organizuar mirë në të cilin janë të përfshirë ekipe njerëzish, që kuptojnë mirë teknologjinë e prodhimit të ushqimit dhe nëpër duart e të cilëve kalojnë me mija tona artikuj, aq mirë të “rregulluar” dhe të përpunuar saqë inspekcionet duhet të mundohen aq shumë dhe të shpenzojnë para për të mundur të zbulojnë ushqimin e falsifikuar.

Shoqata jo profitabile amerikane U.S. Pharmacopeial Convention, e specializuar për kontrollin e artikujve, ka konstatuar se në dy vitet e fundit, falsifikimi i ushqimit është rritur në botë 60 për qind. Thjeshtë, “nëntoka” më së miri gjendet në krizë, gjen “vrima” dhe mënyra të reja sesi të fitojnë ara.

Regjistrin e tyre të mëparshëm të ushqimit të përshtatshëm për manipulim, në të cilin prej vitit 1980 seri në vitin 2000 kanë futur 1.300 prodhime, deri në fund të vitit të kaluar shoqata e ka plotësuar edhe me 800 lloje të tjera. Falsifikohet në shumë mënyra – përbërja e vërtetë zëvendësohet me përbërje me lëndë të parë të llojit të njëjtë të bimës apo kafshës dhe llojet e zëvendësuara origjinale i zëvendësojnë me aditivë, në mënyrë që të fitohet bindja se kemi të bëjmë me prodhime origjinale.

Përveç kësaj ushqimeve u shtohen elemente të palejueshme dhe të dëmshme për shëndetin e njeriut. Për shembull, vaji i ullirit hollohet me vaj të zakonshëm, në çaje të filtruara futen baroja të pavlerë, melmesat përzihen me bojëra ushqimore. Ekspertët theksojnë se tek homogjenizimi i mirë i prodhimit që quhet proshutë, është e pamundur të vërtetohet nga e cila pjesë e trupit është mishi i tharë.

Me përdorimin e preparateve enzime në mënyrë të suksesshme mund të bashkohen pjesë të mishit të derrit me mishin e gjedheve, madje nga pjesë të ndryshme të trupit, në një masë të vetme e cila duke i shtuar mëlmesa mund të shitet si pjesë e mirë e trupit të derrit dhe si kofshë e derrit. Proshutë sot kemi edhe nga mishi i pulës dhe gjelit të detit dhe kreativiteti në falsifikimin e ushqimit përgjithësisht nuk ka fund – pirës nga gështenja mund t’i shtohet fasulja e zierë, dhe për shkak të aromës dhe sheqerit të shtuar, konsumatori këtë nuk do ta vërejë. Është sekret publik se tek gjoksi i pulës masa rritet me injektimin e ujit, kurse mjalti është tregim i veçantë.