Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Panariti premton heqjen e pengesave për drithërat nga Kosova. - Bujqesia.eu

Panariti premton heqjen e pengesave për drithërat nga Kosova.

0

Ministrat e Bujqësisë të Kosovës dhe Shqipërisë, Memli Krsaniqi dhe Edmond Panariti kanë zhvilluar një takim ku u pajtuan për thellim të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë.

Panariti
Shqipëria do të heq të gjitha barrierat për prodhuesit kosovarë të miellit, për të lehtësuar shkëmbimin e drithërave mes dy vendeve.
Këtë premtim e ka dhënë ministri i Bujqësisë së Shqipërisë, Edmond Panariti, gjatë një takimi që ka me homologun e tij në Prishtinë, Memli Krasniqin.
Ky takim në mes të dy ministrave, po bëhet pas problemeve që patën prodhuesit kosovarë të produkteve bujqësore, për eksportimin e tyre në Shqipëri.
Ministri Krasniqi takimin me Panaritin e ka cilësuar të rëndësie të lartë, duke shtuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jetë shembull për rajonin.
“Ishte një pajtim i përbashkët që bashkëpunimi në fushën e bujqësisë në sigurinë e ushqimit por edhe në fushat tjera të përgjegjësive tona duhet të avancohet edhe më tej në të ardhmen në mënyrë që të ketë një lehtësim të komunikimit, të qarkullimit dhe një ndihmesë edhe për prodhuesit, edhe për bizneset e agrobizneset, dhe bizneset e tjera në fushat që ne mbulojmë”.
“Parimisht ne të dy palët mendojmë që raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jenë shembulli më i mirë i bashkëpunimit rajonal për çka nuk ka asnjë dyshim dhe se përkushtimi i të dy qeverive është i plotë dhe i dëshmuar tashmë edhe në periudhën e kaluar ”, tha Krasniqi.
Ndërkaq, ministri Panariti, tha se në këtë takim u diskutua me seriozitet çuarja përpara e bashkëpunimit të suksesshëm në mes të këtyre dy qeverive në fushën e bujqësisë dhe, sipas tij, ata u përqendruan më së shumti në lehtësimin e lëvizjes së lirë të mallrave në dy anët e kufirit.
“Ne tani më kemi një paket integrale të përbashkët e cila pasi mori natyrisht edhe miratimin paraprak të prodhueseve të të dyja vendeve do të formalizohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë si një paket e njehsuar tashmë e standardeve të njësisë të sigurisë në fushën e shkëmbimit të drithërave dhe të miellit. Në këtë mes ne heqim përfundimisht të gjitha barrierat që në mënyrë të panevojshme u bën pengesë vitin e kaluar lëvizjen e lirë të drithërave”.
“Po sot unë pata rastin t’i paraqes ministrit Krasniqi edhe propozimet tona për njehsimin e standardeve edhe për artikujt e tjerë ushqimorë, duke filluar nga qumështi, nga verat, mjalti, vajo etj. Ram paraprakisht dakord që ne të njësojmë edhe dokumentet bashkëshoqëruese të mallrave të artikujve bujqësorë. Pra dokumentet të jenë unike dhe të njohura reciprokisht nga të dyja autoriteteve tona. Kjo do ta bëj të mundur kalimin pa asnjë lloj pengese të mallrave me dokumentet përkatëse, por që janë të njohura reciprokisht nga dy Qeveritë tonë”, ka thënë Panariti.