Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Parapërgaditja e tokës për mbjelljen e patates - Bujqesia.eu

Parapërgaditja e tokës për mbjelljen e patates

0
plantin
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Përgatitja e tokës para mbjelljes është një agroteknike shumë e rëndësishme që ka ndikim të madh në lartësinë e rendimentit. Me këtë masë agroteknike duhet të krijojmë kushte sa më optimale për mbirje, mugullim dhe rritje sa më të mirë të bimës. Posa kushtet atmosferike lejojnë, duhet filluar përgatitjen e vrazhdët të sipërfaqes së tokës, kurse më vonë, disa ditë para mbjelljes bëhet përgatitja e hollësishme e sipërfaqes.Përgatitja e vrazhdët ka për qëllim të asgjësojë barojat, të përmirësojë regjimin ujor dhe ajror të tokës, të lirojë tokën nga uji i tepërt, të përmirësojë raportin e poreve kapilare dhe jo kapilare dhe ky raport duhet të jetë më i madh në dobi të poreve jo kapilare. Me përgatitjen para mbjelljes duhet krijuar një shtresë të shkriftë toke mbi farën dhe pastaj duhet ngjeshur në mënyrë optimale shtresën prej 5-10 cm nën zonën e vendosjes së farës. Sa me imët të jetë fara edhe struktura e tokës duhet të jetë e imët dhe anasjelltas. Kjo shtresë e tokës duhet të mundësojë që bima sa më mirë të mugullojë, të mbijnë bimët e reja dhe të njoma, depërtimin a më të shpejtë të të reshurave në shtresa të thella të tokës, në mënyrë që të mos formohet korja e dheut.. Me këtë masë agroteknike është paraparë që bëhet plehërimi me plehra minerale, në varshmëri nga kultura e planifikuar që të mbillet.Përpunimi i tokës në kohën më të përshtatshme ka rëndësi të madhe për rendimentet e patates dhe kjo është e lidhur me kushtet kohore, me temperaturën dhe lagështinë e tokës. Varësisht nga kushteve të ndryshueshme klimatike dhe gjendjes së tokës, mbjellja në vendin ton bëhet në periudhë të gjerë kohore, nga dekada e tretë e shkurtit deri në dekadën e dytë të majit. Patatja duhet mbjellë kur toka ngrohet në thellësi 10 cm dhe arrin temperaturën 6-8 gradë C. Mbjellja e hershme e patates mund të shkaktojë ngrirje nga acari. Vonesa në krahasim me afatin optimal mund të ketë si rezultat zvogëlimin e rendimenteve. Nëse vonohemi 10 ditë, atëherë mund të kemi zvogëlim të rendimenteve prej 5-5%, kurse vonesa prej 20 ditë, zvogëlon rendimentet prej 10-25%.Thellësia e nevojshëm mund të arrihet vetëm në tokën e përgatitur mirë, në atë mënyrë që linja e epërme e patates duhet të jetë 3-4 cm nën sipërfaqen e shtresës së lëvruar dhe duhet të mbulohet me shtresë dheu prej 6-8 cm. Në toka të lehta patatja mbillet pak më thellë se sa në toka të rënda. Mbjellja bëhet me dorë, me makina gjysmë automatike dhe automatike, të cilat njëkohësisht mbjellin patatet dhe i mbulojnë ato me dhe. Parakushtet themelore për mbjellje të rregullt me makinë janë madhësia e njëjtë e farës së patates dhe përgatitje e mirë e tokës. Sasia e farës për njësi varet nga madhësia e farës dhe nga shpeshtësia e mbjelljes.Zakonisht sasitë sillen prej 18000 kg. deri 35 000 kg për hektar.