Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Pasioni dhe kujdesi për zogjtë, një hobi më shumë - Bujqesia.eu

Pasioni dhe kujdesi për zogjtë, një hobi më shumë

0

1938936muhabetkusu4Kudo në botë ka mjaft njerëz të cilët e kanë hobi të merren me rritjen e zogjve, më konkretisht me kanarinat e gardelinat.

Një pjesë e bën për qëllime përfitimi ekonomik, ndërsa një pjesë tjetër e ka kthyer edhe në mënyrë jetese pasionin për këta lloj zogjsh.
Deri rreth viteve 90-të kjo kulturë nuk qe edhe aq e përhapur në Shqipëri, por sot gjithçka ka ndryshuar duke qenë se ka mjaft dyqane që i ofrojnë me çmime konkurruese racat e tyre, aksesorët e nevojshëm, apo edhe ushqimin. Këta të fundit konfirmojnë edhe interesimin që kanë ditët e sotme Shqiptarët karshi këtij “Fiksimi”.
Edhe pse ka lindur si një hobi e vazhdon të mbetet i tillë, ai ndryshon në proçes nga amatorët tek profesionistët. Profesionistët njihen për “fiksimin”e ruajtjes së racës, ndërsa amatorët preferojnë të eksperimentojnë me kryqëzime, duke krijuar zogj të larmishëm në madhësi të ndryshme, me zëra të ndryshëm, dhe me ngjyra të ndryshme.

Higjena është detaji kryesor i cili nuk duhet harruar për asnjë çast. Pastrimi i kafazit, ndërrimi i ujit, mbajtja e tij në ambient të ndriçuar. Nga ana tjetër edhe ushqimi shtëpiak duhet të jetë sa më i freskët. Karotat, kastravecat, sallata jeshile e deri tek vezët e ziera janë asortimentet të cilat nuk duhet ti mungojnë .
Sezoni i përshtatshëm për çiftëzimin e tyre është muaji shtator, si dhe periudha e muajve prill-maj, ku zakonisht kanarinat bëjnë nga 3 e deri në 5 vezë dhe këtu lind pikërisht emocioni që i mbërthen të gjithë. Këtë të fundin e pohon edhe Alfred Shehu nga qyteti i Sarandës i cili tregon emocionet kur pasi është përzgjedhur çifti, je përkujdesur për një kohë të gjatë për ta, i ke ushqyer, mirëmbajtur e çiftëzuar, duhet ti gjesh edhe kohën, ditën, vendin, në të cilin pas 12 ditësh do të çeli edhe veza e parë.
Çelja e vezës së pare është kënaqësia më e madhe, dhe ajo vazhdon duke e parë zogun të rritet, kur i dalin puplat, kur fillon ngjyra, e deri kur zogu del në shkop. Çka do të thotë se ai tashmë ka filluar të ushqehet vetë. Finalizimi i kënaqësisë është cicërima, ose kur ai fillon edhe këngën e tij të parë.

Rrezja e parë e diellit është edhe momenti kur gardelina fillon këngën e saj. Menjëherë pas saj, konkretisht pas 10 minutash fillon edhe kanarina mashkull. Dueti i larmishëm midis tyre është i mrekullueshëm, dhe ai vazhdon pothuajse gjatë gjithë kohës. Pra mjafton drita dhe zhurma që të nisi kompeticioni, konkursi, apo festivali midis tyre, ku ata që këndojnë më bukur janë zogjtë meshkuj .
Diçka më shumë për historinë e tyre në natyrë:
Kanarinat dhe Gardelinat jane shpendë te vendosur në të gjithë Evropën përveç Evropa Veriore
Gjatë çiftëzimit dhe shtimit në pranverë vërehen shumë rrallë. Gerdelina është një zog shumë i kujdesshëm, d.m.th. një mjeshtër të fshehjes, dhe vetëm herë pas here këndon një këngë të ëmbël.
Femra foletë i ndërton zakonisht të kamufluara me shkathtësi , dhe grabitqarët vetëm në raste të rralla i gjejnë dhe i shkatërrojnë. Femra folenë e ndërton nga materiale të ndryshme që gjenden në natyrë si: fije te thata te barit, copa të vogla të pishës. Gerdelinat zakonisht foletë i ndërtojnë në pemë te mollës, qershisë , apo në parqe mbi plepa.

Femra zakonisht inkubon 5-6 vezë dhe i nxehë nga 9-14 ditë, kurse meshkujt e sjellin ushqimin asaj në fole.
Të dy prindërit i ushqejnë të rinjtë me farërave të bimëve të ndryshme që gjejnë në natyrë. Pasi të rinjtë largohen nga foleja ata bashkohen me tufat e Gerdelinave të tjerë dhe zakonisht qëndrojnë ashtu gjatë sezonit të dimrit. Gerdelinat si ushqim dimëror përdorin lloje të ndryshme të farërave, të cilat me shkathtësi i nxjerrin nga bimët me sqepat e tyre.
Shumica jetojnë në zonat fushore, por për shembull ne Zvicër qëndrojnë në 1000 m mbi nivelin e detit, dhe duket se në fund të verës shkojnë një lartësi deri në 2400 m.

Gerdelinat janë të brishta dhe të ndjeshme, dhe zogj të bukur me ngjyrë, me sqep një theksuar dhe me fluturim të lehtë. Njerëzit kanë vënë re pamjen e tij të ndritshme dhe interesante, pendët e verdha që kalojë përgjatë krahëve te zi.
Gerdelinat e rritura kanë një ngjyrë unike , kokën në kontrast me të kuqe, zonat e bardhë dhe zi, të verdhë-kafe mbrapa, gjoksin bardhë-kafe dhe bisht të zi me fushat e bardhë në pendët e bishtit
Gjatesia : 11 – 14 cm – Pesha: 11-17 G. -Hapje e krahëve : 21 – 25 cm -Veza Madhësia : 20.0 x 15.6 deri 12,3-14,3 mm
Ashtu si shumë shpendë te tjerë, Gerdelinat janë shumë agresive gjatë kohës kur ato kanë zogj të rinj që është edhe më e dukshme. Për këtë arsye shumë kultivuesve u rekomandohet të mbajnë secilin çift të Gerdelinave në kafaz me dimensionet 120x100x200 cm. Rekomandohet që kafazi të jetë i mbrojtur deri në gjysmë në mënyrë që të ketë strehim nga era dhe shiu, dhe që zogjtë gjatë verës të kanë hije nga dielli.

Foleja zakonisht duhet te jetë e arritshme që të vëzhgohet gjendja e zogjve të vegjël gjatë kohës derisa te dalin nga foleja. Materiale për fole të zogjve është më shpesh, fijet e barit të thatë, fibër jute etj.
Pas rreth 12-14 ditëve zogjtë dalin nga vezët. Atëherë prindërve duhet t’i jepen fara të ndryshme që gjenden në natyrë, dhe është e nevojshme për të dhënë ushqim si krimba, larva të milingonave.
Të rinjtë ekskluzivisht i ushqen femra deri në 5 – 6 ditë e para dhe pastaj fillon për ti ushqyer ata dhe mashkulli.
Pas rreth 14 ditësh zogjtë e vegjël e lënë folenë, dhe që atëherë kujdeset për ta vetëm mashkulli, ndërsa femra përgatitet për folenë tjetër. Gjatë vjeshtës dhe dimrit ushqimi duhet te jetë me farëra e ushqimit të zgjeruara me vajra të pasur. Në pranverë, ushqimi yndyror nuk preferohet pasi ehte e mundur që zogjtë të vënë në peshë ./http://www.trt.net.tr/