Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Patatet dhe eksporti i tyre në Bashkimin Evropian - Bujqesia.eu

Patatet dhe eksporti i tyre në Bashkimin Evropian

0

patate Meqë vendi ynë si objektiv ka anëtarësimin në Bashkimin Evropian e mendojmë të arsyeshme të gjithë së bashku të shkëmbejmë të dhëna të cilat do ta hyjnë në funksion që të jemi më të përgatitur për fazat dhe anëtarësimin si proces. Këtë rradhë do t’u ofrojmë disa statistika për sektorin e patatave në Bashkimin Evropian.

Në vitin 2007, me pjesëmarrjen prej 19,3%, BE-ja me 27 shtete anëtare ishte prodhuesi i dytë më i madh i patates në Botë (Pas kinës që ka zënë vendin e parë).

Pavarësisht nga rënia relative dhe absolute në prodhimin e vërejtur gjatë viteve të fundit, e cila ishte kryesisht për shkak të transformimeve strukturore të sektorit të patates në vendet e reja anëtare, patatet për konsum njerëzor përkasin segmentet më konkurruese të bujqësisë në BE.

Sektori tregon gjithashtu një avantazh konkurrues në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në nën-sektorët e farës së patates dhe produkteve të përpunuara.

Patatet për konsum njerëzor nuk janë të mbuluara nga Organizatës së Tregut të Përbashkët Unik, me përjashtim të rregullave standarde për ndihmat shtetërore.