Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Për herë të parë në këtë shekull: Prishtinasit do të dijnë se çfarë ajri po thithin çdo ditë! - Bujqesia.eu

Për herë të parë në këtë shekull: Prishtinasit do të dijnë se çfarë ajri po thithin çdo ditë!

0
Ndotja në ajrin e Prishtinës nga tash e tutje do të matet – nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Ambasada e SHBA’ve ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se ka instaluar një monitorues të cilësisë së ajrit, matjet e të cilit do të jenë në dispozicion të publikut.
Ky matës, i vendosur në Ambasadën amerikane, do të masë grimcat në ajrin e Prishtinës, shkruan Gazeta Express.
Të dhënat do të freskohen çdo orë dhe do të jenë në dispozicion në kohë reale duke filluar nga e mërkura, 30 mars, në web-faqën e AIRnow:  https://airnow.gov/index.cfm?action=airnow.global_summary. Linku do të shtohet në fillim të prillit edhe në web-faqën e Ambasadës, për qasje më të lehtë në të dhënat e matësit të ajrit.
Matësit e ambasadës do të matin sasinë e grimcave në ajër, duke përfshirë pluhurin, pluhurin e dheut, blozën, tymin dhe pikëzat e lëngëta në 2,5 mikrona (PM2,5) e më pak, të matura në mikrogram për metër kub.
Grimca të tilla mund të jenë rezultat i lirimit të gazrave nga veturat dhe termocentralet apo edhe në rast të ngjarjeve si djegia e pyjeve dhe mund të mbesin pezull në ajër për një kohë të gjatë.
Grimcat e kësaj madhësie, p.sh. PM2,5 (1/30-ta e diametrit mesatar të fijes së flokut së njeriut), paraqesin rrezikun më të madh për shëndetin.
Kërkimet shkencore kanë gjetur lidhjen mes ndotjes afatgjate me grimca – sidomos me grimca të imëta – dhe problemeve shëndetësore serioze sikurse janë sëmundjet e zemrës dhe mushkërive.
Matësit do të mbledhin të dhëna vazhdimisht dhe nga këto do të nxirren vlerat mesatare dhe do të freskohen për çdo orë në web-faqe, dhe do të shfrytëzohen për të llogaritur vlerën e Indeksit të cilësisë së ajrit (AQI) prej 0 në 500 e cila do të publikohet në web-faqën AIRnow.
Qëllimi i AQI-së është të shpjegohet se çfarë domethënie ka cilësia e ajrit për shëndetin e popullatës. Për ta kuptuar më lehtë, AQI ndahet në gjashtë kategori:
Çdo kategori i përgjigjet një lloji të ndryshëm të shqetësimit shëndetësor.