Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Përdorimi i herbicideve në drufrutorë e vreshta - Bujqesia.eu

Përdorimi i herbicideve në drufrutorë e vreshta

0

Bujqesia

Kontrolli i vegjetcionit spontan paraqet probleme të ndryshme krahasuar me ato të kontrollit të sëmundjeve dhe parazitëve.

Barërat konkurruese dëmtojnë seriozisht rendimentin dhe cilësinë e prodhimit të kulturave të mbjella, sidomos kur konkurrojnë për dritë, ujë dhe lëndë ushqyese. Barëra konkurruese konsiderojmë ato bimë që rriten ku nuk dëshërohen duke interferuar objektivat dhe kërkesat e njeriut.

Ky koncept mbetet gjithmonë relativ sepse shpeshherë e njëjta specie, në disa kushte rezulton e dobishme, në kushte të tjera është e dëmshme.

Një shembull emblematik është rasti i Lolium Temulentum, që mund të konsiderohet si një kulturë për të ushqyer njerëzit, një bazë e mirë foragjere për blegtorinë, dhe nga ana tjetër është mjaft i dëmshëm pasi infekton të lashtat.

Në këtë kontekst paraqitet i domosdoshëm luftimi tyre.

Kontrolli i vegjetacionit spontan është një teknikë agronomike, nisur nga njohja e biologjisë dhe ekologjisë së tyre, duke vënë në përdorim të gjitha metodat direkte e indirekte për të eleminuar ose parandaluar mbirjen e tyre.

Në këto teknika menaxhimi rendisnim:

I. Metoda indirekte

– Evitimi i infeksionit në fermë;

– Evitimi i pjekjes së farërave të barërave konkurrues;

– Sistemimi i tokës;

– Zgjedhja e teknikave më të përshtatshme të punimit;

– Rritja e konkurrencës së kulturave të mbjella;

– Qarkullimi bujqësor

II. Metoda direkte

Kontrolli mekanik: Punimi, plugimi, punimi minimal, ekspozicioni i farërave në diell, frezimi, kultivimi, kositja.

Kontrolli fizik: Mulçirimi, mbulimi me plasmas transparent për të eleminuar mbirjen e farës nëpërmjet rrezeve diellore, pirodizerbim (eliminimi me djegie, praktikë tashmë e abandonuar).

III. Metoda kimike

Lufta kimike është, një praktikë e përgjithshme që përdoret në pjesën më të madhe të sipërfaqes së mbjellë me drufrutorë e vreshta, për arsye të kostos së ulët dhe shpejtësisë së realizimit.

Një faktor tjetër që ka përcaktuar përhapjen e kësaj praktike është shtimi i sipërfaqeve me mbjellje të reja, dëndësi të lartë dhe sistem rrënjor shumë sipërfaqësor, pasi nuk lejon punime mekanike në rresht.

Nëse, përdorimi i herbicideve me veprim gjethor, mbetet konstant, përdorimi para mbirjes së barërave konkurrues është drejt eleminimit./Përgatiti: Enver Braho,Lumturi Xhelilaj/FermaIme/