Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Përdorimi i preparateve dinamike biologjike - Bujqesia.eu

Përdorimi i preparateve dinamike biologjike

0

gjembi i gomarit

Ekzistojnë nëntë preparate biologjike dinamike dhe janë të ndara në dy grupe  –  preparate për spërkatje dhe të ashtuquajturat preparate plehra.

Preparatet  e caktuara  zakonisht shënohen me numra prej 500 deri në 508:

  • “500” preparati që është punuar nga bajga e lopës, shërben për spërkatjen e tokës;
  • “501” preparat i ndërtuar nga kvarci mineral dhe shërben për spërkatjen e pjesëve mbitokësore të bimëve;
  • “508” preparat që përgatitet nga bargjani (equisetumarvense), shërben për spërkatje kundër sëmurjeve të bimëve.

Përveç këtyre preparateve, që shërbejnë për spërkatjen e bimëve, ekzistojnë edhe preparatet të cilët nuk janë për spërkatje , por i  shtohen plehrave. Këto kontribuojnë në rritjen e rregullt të procesit të plehërimit. Preparatet vijuese  janë të ashtuquajtura preparate plehra dhe i shtojmë  plehrave në mënyrë që  të shpejtojmë dhe të orientojmë zbërthimin e tyre:

–“503” preparat i ndërtuar nga kamomili (chamomillarecutita)

– “504” preparat i ndërtuar nga hithi (vrticadioica)

–  “505” preparat i prodhuar nga lëkura e lisit (qurecusrobur)

–  “506” preparat i prodhuar nga lule gomari- lule qumështi (tarraxacuniofficinale)

–   “507” preparat i prodhuar nga sanëza (valeriana officinalis)

Preparati “501” aplikohet vetëm pas aplikimit të preparatit “500” (kjo mund të bëhet pas disa muajve). Me këtë duhet spërkatur herët në mëngjes, në kohë me diell,  derisa ende ka vesë.

Gjatë aplikimit të preparatit “501” duhet pasur kujdes që të spërkaten vetëm bimët e pjekura mjaft, sepse bimët e njoma janë shumë të ndjeshme në veprimin e këtij preparati të fuqishëm.  Sipas rregullit, “501” nuk e aplikojmë para se të zhvillohet ajo pjesë e bimës, të cilën do ta vjelim më vonë. Thënë në mënyrë figurative,  spërkatake me këtë preparat bëhet kur bimët kanë kaluar fazën e “pubertitetit”.

Tek karota kjo bëhet kur arrin trashësinë e lapsit, përkatësisht kur fillon të skuqet; tek  panxhari, patatja dhe ngjashëm kur rrënja  arrin  madhësinë e gështenjës, kurse tek sallata dhe lakra, kur fillojnë të formojnë kokën.

Pemët duhet spërkatur shumë herë dhe kjo menjëherë kur frytet arrijnë madhësinë e lajthisë dhe kur janë formuar plotësisht. Ngjashëm është edhe me domatet, të cilat i spërkasim  gjatë kohës së lulëzimit, pastaj kur frytet fillojnë të formohen dhe kur frytet tanimë janë skuqur.

Megjithëse  me “501” kryesisht spërkatim herët në mëngjes, bimët që dëshirojmë ti magazinojmë (patatet, karotat, pemët etj) spërkatjen e fundit kur frytet tanimë janë pjekur, mund ta bëjmë edhe para mbrëmjes. Kjo në të vërtetë  shpejton pjekjen e tyre dhe krijon mundësi për magazinim më të mirë. Më tutje preparati “501” drejtpërdrejt vepron edhe si “pesticid”.

Është konstatuar se  gjethet e pemëve që janë rrudhur nga periudha të gjata me shi, vetëm disa orë pa spërkatjes me këtë preparat këto gjethe përsëri marrin formën e mëparshme. Kjo shihet edhe me mikroskop  ku shihen  sesi kristalet e imëta futen në inde të gjetheve dhe pengon depërtimin e kërpudhave që shkaktojnë sëmurje të bimëve, pastaj pengojnë edhe sulmin e disa insekteve (silici u futet në organe të frymëmarrjes dhe i ngulfate ato).