Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 PËRFITIMET MJEKESORE DHE EKONOMIKE NGA BIMA MELISA. - Bujqesia.eu

PËRFITIMET MJEKESORE DHE EKONOMIKE NGA BIMA MELISA.

0

melisa plant

Paraqitet në gjithë vendin si bimë në formë të egër, zakonisht rreth lumenjve dhe rreth maleve gjetherënëse.
Është bimë shumëvjeçare, e gjelbër me lartësi 60 – 80 cm. Nga pjesa e sipërme e rrënjëve të degëzuar dalin kërcejtë me formë katrore. Gjethet janë të renditura sikurse tek renditjet njëra kundrejt tjetrës tek familja Lamiacea. Melisa është shumë e rezistueshme ndaj temperaturave të ulëta kështu që në vendin tonë nuk është ndonjë rrezik gjatë dimrit.
Përdorimi
Melisa kryesisht kultivohet me qëllim të nxjerrjes së vajit eterik. Vaji përfitohet me ndihmën e distilimit me avuj të ujit nga fletët (Melissae folium), dhe shpesh nga maje e degëzave në fazën e lulëzimit (Melissae herba). Vaji eterik është pa ngjyrë ose ngjyrë të verdhë, me aromë të këndshme dhe shije. Në mjekësi Melisa përdoret si ilaç për traktin tretës, vështirësi në zemër, migrenën, vështirësi nervore, histeri, vjellje, barkqitje, humbje apetiti, sëmundje të dhëmbëve dhe gingivat. Shfrytëzohet edhe për përdorim të jashtëm për neurologji dhe reumatizëm. Fletët e freskëta të Melisës përdoren si mëlmesë për sallatë, gjella të ziera, perime dhe supë. Shfrytëzohet edhe gjatë përgatitjes së djathërave të buta.
Për shkak të shijes dhe aromës së këndshme, Melisa shpesh përdoret edhe si pije freskuese. Për çaj më së shpeshti përdoret në përzierje me bimët tjera mjekësore, siç janë kamomila, menta etj.
Në industrinë ushqimore përdoret për prodhimin e çokollatave etj.
Në kozmetikë përdoret për prodhimin e aromave freskuese, parfumeve, kremrave dhe sapunëve.