Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Përfitimet shëndetësore nga vezët. - Bujqesia.eu

Përfitimet shëndetësore nga vezët.

0

vojaaaaaaa

Vezët janë ushqim i lirë që konsumohen nga njerëzit në mbarë botën. Megjithëse ekzistojnë lloje të ndryshme të vezëve, vezët e pulës konsumohen më së shpeshti.Vezët përmbajnë shumë vitamina dhe minerale të cilat janë të rëndësishme për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Vitamina A e përmirëson shëndetin dhe pamjen e lëkurës, sistemit imunitar dhe të parit.Vitamina B2 e përmirëson efikasitetin e energjisë, rrit nivelin e rruazave të kuqe të gjakut, e përmirëson shikimin dhe punën e sistemit nervor.Vitamina B5 e përmirëson shfrytëzimin e energjisë dhe funksionet kognitive. Vitamina D e ruan shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve dhe e përmirëson absorbimin e kalciumit. Vitamina E përmirëson shëndetin e sistemit riprodhues, sistemit nervor dhe muskujve.Biotina e përmirëson efikasitetin e energjisë, ruan shëndetin e flokëve dhe të lëkurës, dhe e përmirëson sistemin imunitar.

Kolina e përmirëson përpunimin e yndyrës dhe funksionin e mëlçisë. Acidi folik e përmirëson formimin e rruazave të gjakut dhe indeve të bebeve në zhvillim. Jodi e përmirëson funksionin e tiroides, e ruan shëndetin e lëkurës dhe funksionin e sistemit nervor. Hekuri merr pjesë në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe qarkullimin e oksigjenit në trup. Luteina dhe zeaksantina e përmirësojnë shëndetin e syve dhe e reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të syrit.

Fosfori e ruan shëndetin e eshtrave dhe të dhëmbëve dhe e përmirëson efikasitetin e energjisë. Proteinat janë të nevojshme për ndërtimin dhe funksionimin e muskujve, organeve, rigjenerimin e indeve, prodhimin e antitrupave, enzimave dhe hormoneve.

Seleni e redukton nivelin e radikaleve të lira, e stimulon punën e gjëndrës tiroide dhe sistemit imunitar. Vezët konsiderohen një nga burimet më të mira të proteinave. Një vezë e madhësisë mesatare përmban mesatarisht rreth 5.53g proteina. Rreth 12.6% të vezës e përbëjnë vetë proteinat. Një vezë mesatare përmban’ rreth 63 kalori. Rreth 9% e vezës është yndyrë, të cilën e gjejmë në të verdhën e vezës. Pjesa më e madhe e yndyrës, të cilën e gjejmë në vezë, konsiderohet e shëndetshme: rreth 38% e acideve yndyrore të pangopura, 16% të acideve yndyrore poli-të-pangopura dhe 28% acide yndyrore të ngopura.

Vezët përmbajnë edhe koleste rol. Një vezë mesatare përmban rreth 164mg kolesterol, Sa i përket ndikimit të kolesterolit të vezës në shëndet, mendimet janë të ndryshme. Disa besojnë se ai e dëmton shëndetin, ndërsa disa besojnë se nuk e dëmton dhe në fakt e përmirëson shëndetin.

Përfitimet e mundshme shëndetësore

Ndërtimi i muskujve

Vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinave që e ruajnë punën dhe shëndetin e muskujve dhe e ngadalësojnë shpejtësinë me të cilën humbet masa e muskujve.

Funksioni më i mirë i trurit

Vezët përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë të nevojshme për funksionimin e duhur të qelizave të trurit dhe atyre nervore.