Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Përfundon Regjistrimi i Bujqësisë, rezultatet preliminare në shkurt 2015 - Bujqesia.eu

Përfundon Regjistrimi i Bujqësisë, rezultatet preliminare në shkurt 2015

0


bujqesia

Regjistrimi i Bujqësore në Kosovë ka përfunduar dje,ku janë përfshi 34 komuna të Republikës së Kosovës, deri sa katër komunat e veriut nuk kanë marrë pjesë në këtë regjistrim.
Zyrtarë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), kanë treguarse ky projekt ka shkuar për së mbari, deri sa kanë treguar se në regjistrim nuk kanë marrë pjesë katër komunat e pjesës veriore të Kosovës, nga të cilat nuk kanë pasur ndonjë përgjigje zyrtare pse nuk kanë marrë pjesë, edhe pse u kanë bërë thirrje për të marrë pjesë në këtë regjistrim.

Kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi ka thënë se Regjistrimi i Bujqësisë është një projekt shumë madhor, i cili po behët pas shumë viteve në Kosovë.

“Regjistrimii Bujqësisëka kaluar jashtëzakonisht mirë, ka kaluar sipasplanifikimeve që i ka bërë Agjencia e Statistikave të Kosovësdhe konfrom Ligjit të Regjistrimit të Bujqësisë dhe të gjitha ligjeve të tjeranë Republikën e Kosovës. Duke respektuarnjëkohësisht dhe standardet e projekteve të tilla madhore. Ndoshta diçka që nuk është plotësuarnë tërësi, është fakti qëpërfundimisht katër komunat veriore të Republikës së Kosovës nuk kanë marrë pjesë në Regjistrimin eBujqësisë 2014”, ka thënë ai.
Sa i përket mospjesëmarrjes së komunave veriore në këtë regjistrim, ai ka thënë se për këtë u ka bërë thirrje kryetarëve të këtyre komunave, mirëpo nuk kanë marrë ndonjë përgjigje zyrtare se pse nuk kanë marrë pjesë në regjistrim.
Më tej, ai ka treguar se kanë pasur disa pengesa të voglanë fillim të Regjistrimit të Bujqësisë, që ai i ka quajtur gabime teknike, mirëpo pastaj në bazë të angazhimeve dhe monitorimeve të vazhdueshme, procesi i Regjistrimit të Bujqësisë u stabilizua, gjë që sipas tij ka shkuar në rrjedhe të duhur dhe dita e fundit realizimit të këtij projekti në terren, ka qenë 20 nëntori.

“Dita e djeshme është përmbyllja e këtij projekti shumë të madh, dhe përfundojmë me fazën më të vështirë, më të ndjeshmetë mbledhjes së të dhënave në terren. Pas ditës së djeshme fillon fazat tjetër, dorëzimi i materialit të KKR-ve dhe dorëzimi i këtij materialitek Agjencia e Statistikave të Kosovës, në mënyrë që të fillojë faza tjetër tepër e rëndësishme e futjes së të dhënavedhe e përpunimit të atyre të dhënave, pastaj të fillojmë me dinamikën e planifikimit që është sipas Ligjit të Regjistrimit të Bujqësisë, shpallja e rezultateve preliminare, që është në fund të shkruatit 2015 dhe po ashtushpallja e rezultateve finale, në shtatortë vitit 2015 dhe nëvazhdimësi deri në dhjetor të vitit2015 me publikime të njëpasnjëshme”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se në bazë të planifikimit, në kuadër të realizmit të këtij projekti në mënyrë sa më cilësore, kontrolli që duhettë ushtrohet për verifikiminkësaj cilësie,ASK-jado të realizojënjë anketë të pas regjistrimit , për të parë cilësinë e realizimit të Regjistrimit të Bujqësisë.

“Kjo anketëe pas regjistrimit fillon më 1 dhjetordhe përfundon më 15 dhjetordhe pastaj fillon paralelishtpërpunimi i të dhënave nga projekti, në bazë të asaj që tregojnë rezultatet edhe të anketës qëfillon më 1 dhjetor deri më 15 dhjetor”, ka thënë Krasniqi.
Më tej, ai ka shtuar se kur të gjitha këto, përfundohen si procese, marrinpasqyrën e saktëpër të gjitha të dhënatqë dalin nga ky projekt i rëndësishme për Republikën e Kosovës, në kuptimine zhvillimit ekonomik të vendit dhenë kuptimine krijimit të politikavetë ndryshme nga institucionetqendre dhe lokale tëRepublikës së Kosovës.
Bajrush Qevani, menaxher i projektit të Regjistrimit të Bujqësisë, katreguar në pika të shkurta metodologjinë e punës, ku tha se“regjistruesit në vendbanime rurale, kanëshkuar derë në derë, në çdo ekonomifamiljare dhe e kaneintervistuar kryefamiljarin dhe e ka plotësuar pyetësorin e Regjistrimit të Bujqësisë”.Ndërsa, në vendbanimet urbane, siç ka treguar ai, pyetësori ka shkruar vetëm në ekonomitë familjare,duke deklaruar për tokën dhe blegtorinë që kanë ata.

Ndër të tjerash, ai ka shtuar se ky regjistrim është shumë i mirë për Ministrinë e Bujqësisë, për politikat qeveritare rreth kësajfushe si dhe për ato komunale, sepse të dhënat janë shumë të rëndësishmepër komunat, për zhvillimin e politikave të tyrenë nivel lokal. Më tej ai ka thënë se të dhënat përfundimtare dotë jenë shumë të rëndësishme edhe për organizatate tjera dhe individët