Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Përmirësohet lehtësia e të bërit biznes në Shqipëri dhe Kosovë. - Bujqesia.eu

Përmirësohet lehtësia e të bërit biznes në Shqipëri dhe Kosovë.

0

banka2323

Lehtësia e të bërit biznes në Shqipëri dhe Kosovë është përmirësuar. Ky është rezultat i raportit të sapopublikuar nga Banka Botërore, e cila thekson se në vendin tonë, ky tregues është përmirësuar me 6.3 pikë, ndërsa në Kosovë me 1.8 pikë, transmeton “VOA”.

Raporti vjetor, mbi praktikat më të mira për klimën e biznesit, arrin në përfundimin se, vitin e shkuar, qeveritë në shkallë globale, vazhduan të vënë në zbatim reforma të gjera për të përmirësuar sistemin rregullator në ndihmë të klimës për biznes. Raporti thekson se ekonomitë që arrijnë përmirësim si në procedurat rregullatore, ashtu edhe në forcimin e institucioneve që mbështesin tregtinë, biznesin dhe sipërmarrjen e hapur, mundësojnë rritje dhe zhvillim më të fuqishëm.

Në kapitullin për Shqipërinë, raporti thekson se u përmirësuan kushtet për hapjen e një biznesi të ri, me uljen e tarifave të regjistrimit të biznesit. Po ashtu raporti identifikon përmirësime në sektorin e ndërtimit, ku nënvizon se ka rifilluar nxjerrja e lejeve të ndërtimit si dhe janë konsoliduar në një dokument të vetëm lejet për truallin dhe për ndërtimin. Gjatë vitit të kaluar raporti vëren përparim edhe në transferimin e pasurisë, me vendosjen e afateve kohore dhe dixhitalizimin e dokumentacionit për pasuritë e patundshme.

Banka ngre gjithashtu problemin e rritjes së kostos së operimit për kompanitë, të cilave u është rritur norma e taksimit mbi të ardhurat e biznesit. Raporti arrin në përfundimin se klima e zhvillimit të biznesit në Shqipëri është përmirësuar me 6.3 pikë.

Kosova

Në vlerësimin për Kosovën, raporti vëren përmirësime në nxjerrjen e lejeve të ndërtimit pas krijimit të skemës së re të inspektimit dhe uljes së tarifës për marrjen e lejes. Po ashtu Kosova vlerësohet për thjeshtësimin e procesit të zbatimit të kontratave, duke futur në funksionim sistemin e garantuesit privat. Ndër vërejtjet përmendet ndërlikimi i procesit të transferimit të pasurisë si rezultat i rritjes së tarifës për regjistrimin e transaksioneve për regjistrim. Por edhe në rastin e Kosovës, Banka Botërore shprehet pozitivisht, duke vërejtur një përmirësim prej 1.8 pikësh drejt arritjes së standardit të vendeve më funksionale lidhur me klimën e biznesit.

Ky është viti i 12-të që Banka Botërore nxjerr një raport mbi klimën e zhvillimit të biznesit. Raporti i parë doli në vitin 2003. Ky raport vlen si një analizë e rregulloreve në nivel mikro-ekonomik për të ofruar një pasqyrë të klimës së biznesit. Raporti përqëndrohet në rregulloret për bizneset e vogla dhe të mesme, duke analizuar 10 indikatorë: hapjen e një biznesi, nxjerrjen e lejeve të ndërtimit, shërbimin elektrik, regjistrimin e pasurisë, marrjen e kredive, mbrojtjen e investitorëve pakicë, pagimin e taksave, tregtinë ndërkufitare, zbatimin e kontratave dhe procedurat e kompensimit të kreditorëve.

Analiza nuk shqyrton faktorë si siguria në vend, stabiliteti makroekonomik, niveli i korrupsionit, aftësia e krahut të punës, funksi