Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Përpunimi i tokës dhe proceset e erozionit - Bujqesia.eu

Përpunimi i tokës dhe proceset e erozionit

0

Mbrojtja e tokës nga erozioni, kjo është një temë shumë me rendësi për tokat pjellore, burim i ushqimit njerëzor, që duhet të mbrohet nga shteti.

erozioni i tokes

Nëse çdo gjë ikën poshtë në lum, atëherë është një përshkrim proverbial, para se gjithash është një reflektim i pandalshëm, i pafuqisë dhe i pashpresë, një disfatë në përkthimin përfundimtar.
Në qoftë se në përrua – lumenj, rrjedhin ujërat e turbullta me ngjyrë të kuqërremta në të verdhë – kafe, mund të jetë një masë e madhe e bartur e fraksioneve të imta të dheut, me një fjalë erozioni i tokës në vreshta.
Erozioni përplaset me qëndrueshmërinë
Qëndrueshmëria e tokës nga erozionet është më të drejtë një temë me interes për vreshtarët dhe bujqësinë në përgjithësi, në diskutimet qendrore, publikime dhe ndërmarrje të ndryshme shkencore.
Përshkrimet përfshijnë përpjekjet e mundshme për të ruajtur qëndrueshmërinë kundër erozive dhe për gjeneratat e ardhshme në kuptimin kualitativ dhe kuantitativ për plotësimin e nevojave të tyre.
Përpjekja sa më e vogël që të jetë e mundur, për mbrojtjen nga erozioni, kryesisht për t`iu shmangur dëmeve të pariparueshme, sa më shumë të kufizohen mundësitë e humbjes së komponentëve kyçe në konceptin e qëndrueshmërisë.
Lideri indian Siax ka thënë: “Ne nuk e kemi trashëguar tokën nga paraardhësit tanë, ne e kemi huazuar atë vetëm nga fëmijët tanë”. Në kontrast me ndërtime, pajisjet teknike dhe makinerinë, toka është në aspektin hapësinor e kufizuar në përdorim.
Pasojat më të fuqishme nga erozioni sipërfaqësorë janë reduktuar praktikisht pazëvendësueshëm, sepse cilësia e saj tokësore me përpjekjet e arsyeshme nuk është asnjëherë e regjeneruar. “Vreshtat në parcelat si pasuri nomadike” llogariten si toka me mendime si territor.
Përdorimi i tokës së vreshtave duhet të karakterizohet nga një shkallë e lartë e qëndrueshmërisë. Këshilli Evropian në vitin 1972 ka miratuar Kartën Evropiane të Tokës, ku ngreh padyshim çështjen e rëndësishme të tokës bujqësore. Kjo do të thotë mes tjerash “Toka është një thesar i çmuar për njeriun”.
– Toka është e kufizuar në dispozicionin tonë njerëzor, e mire dhe e lehtë, e grimcuar e përpunueshme.
– Toka duhet të mbrohet nga erozioni.
– Toka duhet të jetë e mbrojtur me ligje shtetërore.
Prandaj dëmet e tokave bujqësore qe i kanë ndodhë dhe i ndodhin për çdo vit Kosovës, mjerisht nuk kanë qenë kurrë të mbrojtura dhe ende sot nuk janë. Lumenjtë në çdo shtet me infrastrukturë të fortë janë të kufizuar në shtratin e tyre, toka është mbrojtur nga erozionet natyrore dhe nga ato artificiale me ligj.
Kosova ka humb shumë nga proceset e erozionit natyror, me mija ha tokë pjellore kanë marr lumenjtë dhe fraksione të vlefshme tokësore janë ra në dete te pafundme dhe të pa rikthyeshme kurrë.