Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 PËRPUNIMI I TOKËS PËR MBJELLJEN E SOJËS. - Bujqesia.eu

PËRPUNIMI I TOKËS PËR MBJELLJEN E SOJËS.

0

soja

Soja është një prej bimëve që ka sistem të fuqishëm të rrënjës, kështu që reagon fuqishëm në thellësinë e përpunimit themelor të tokës, sepse rrënja zhvillohet më mirë, depërton më thellë në shtresën e lëvruar tët tokës, përkatësisht e rrit sipërfaqen rizoferne. Posaçërisht është e rëndësishme se në tokën e përpunuar thellë, soja formon në rrënjë shumë bullungëza.
Thellësia e përpunimit themelor të tokës në toka të rënda është prej 25 deri në 30 cm. Përpunimi i cekët themelor mund të vjen në konsiderim vetëm në toka të lehta dhe të shkrifta. Këtë përpunim patjetër duhet bërë në vjeshtë. Përpunimin themelor në pranverë duhet evituar sepse kjo zvogëlon rendimentet. Kur soja vjen pas hamulloreve, patjetër duhet të bëhet pastrimi i hamulloreve dhe pas kësaj, herët në vjeshtë duhet bërë në thellësi të duhur.
Pas të mbjellave me radhë të gjera, lëvrohet menjëherë në thellësi të plotë. Toka e lëvruar mbetet me hulli të hapura që të dimërojë në këtë gjendje. Nëse lëvrimi është bërë keq, preferohet që në vjeshtë të bëhet vetëm rrafshimi i vrazhdët. Sa më herët në pranverë, menjëherë posa toka të teret dhe të mos ngjitet për mjete të punës, fillon rrafshimi i sipërfaqes dhe i hullive. Në tokën me strukturë të mirë, që nga dimri ka dalë në gjendje të shkriftë, kjo punë mund të bëhet mirë vetëm me trinim me trinë ose me rrafshues.
Në toka të rënda patjetër rrafshimi dhe imtësimi i tokës duhet bërë me kultivator. Gjatë kryerjes së kësaj pune duhet pasur kujdes për gjendjen e lagështisë të tokës, sepse në tokë me lagështi arrihet efekt i kundërt. Gjithashtu, çdo vonesë lidhur me rrafshimin e hullive, ndikon në mënyrë të pavolitshme në rendiment. Përveç kësaj, dhe posaçërisht nëse toka është e lagësht, duhet pasur kujdes që të mos përdoren makina ose vegla të rënda bujqësore, sepse ato e ngjeshin tokën.
Sot, në shumë ekonomi bujqësore rrafshimi i sipërfaqeve dhe hullive bëhet me mjete të posaçme të kombinuara për përgatitjen e tokës para mbjelljes. Deri tek përgatitja para mbjelljes, duhet përpjekur që toka të mbetet e shkriftë dhe pa baroja. Prandaj, në këtë periudhë duhet bërë edhe një trajtim të tokës me kultivatorë.