Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Përzgjedhet firma koreane - Bujqesia.eu

Përzgjedhet firma koreane

0

Pas një debati të nxehtë dhe pas mospajtimeve nga ana e anëtarëve nga opozita, Komiteti për Politikë e Financa i Mitrovicës ka miratuar rekomandimin e Komisionit Vlerësues për Dhënie në Shfrytëzim Afatgjatë (99 vjet) pesë hektarë tokë komunale kompanisë “Mushroom Park L.L.C.”, për ndërtimin e një fabrike të kërpudhave në Zhabar të Epërme, të Mitrovicës.

mitroo

Opozita ka bërë vërejtje lidhur me procedurat e zbatuar për përzgjedhjen e kësaj kompanie, mirëpo drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Sami Zeka, ka thënë se procedurat e përzgjedhjes kanë shkuar sipas ligjeve në fuqi për dhënie në shfrytëzim të pronës publike. Njëjtë ka deklaruar edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Sipas Bahtirit, përfituesi i tenderit “Mushroom Park L.L.C”, do të bëjë investime të mëdha, rreth 105 milionë euro e që do të ketë ndikim tejet pozitiv në zhvillimin e përgjithshëm të Mitrovicës. Ai akuzoi opozitën se me qëllim po i bllokon përpjekjet e tij për zhvillimin e ekonomik të komunës, duke votuar kundër të gjitha propozimeve që kanë për qqllim realizimin e projekteve të ndryshme, që do të mundësonin punësimin e mijëra të rinjve të komunës dhe zbutjen e problemeve të tjera ekonomiko-sociale.

Në anën tjetër, anëtarët e KPF-së nga opozita, Rrustem Musa dhe Eset Ujkani, kanë kërkuar garanci dhe të dhëna shtesë rreth kësaj kompanie, duke vlerësuar se gjatë procesit të dhënies së tokës në shfrytëzim janë bërë shkelje të mëdha.
Ndryshe, autoritetet komunale të Mitrovicës, nëpërmjet një konkursi publik, kishin nxjerrë përfituese kompaninë “Mushroom Park L.L.C.”, që synon ndërtimin e një fabrike të kërpudhave, një premtim elektoral i Bahtirit.

Kjo tokë prej 5 hektarësh ndodhet në Zhabar të Epërm dhe i jepet kompanisë në shfrytëzim për 99 vjet. Opozita në Mitrovicë, pretendon se kompania fituese është e ndërlidhur me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, për nga pronësia zyrtare./Zeri.info