Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Peshkataria dhe akuakultura në Kosovë - Bujqesia.eu

Peshkataria dhe akuakultura në Kosovë

0

Kultivimi i peshkut është veprimtari mjaftë e rëndësishme dhe shumë profitabile e cila është duke u zhvilluar në Kosovë. Në aspektin ekonomik me peshkatarinë dhe akuakulturën lidhën një numër i madh i aktiviteteve specifike: industria përpunuese ushqimore, industria e përpunimit të ushqimit të kafshëve, punësimi, tregtimi. Të gjitha këto aktivitete së bashku sigurojnë mirëqenie ekonomike në zonat ku kultivohet peshku.

Në totalin e prodhimtarisë së përgjithshme nga peshkimi sportivo-rekreativ sigurohen diku rreth 60 t/mish peshku (FPSRK). Në Kosovë nga fermat ku kultivohet peshku prodhohen 544 t peshkë. Kosova ka një potencial të konsideruar të ujërave të ëmbla sipërfaqësore me distancë relativisht të vogël nga tregjet, andaj zhvillimi i peshkatarisë e në veçanti akuakulturës ka një rëndësi shumë të madhe. Në vazhdim janë paraqitur resurset e ujërave sipërfaqësore në vend.

Liqenet: Liqeni i Gazivodës me sipërfaqe prej 9.10 km2, Liqeni i Radoniqit me sipërfaqe prej 5.96 km2, Liqeni i Batllavës me sipërfaqe prej 3.27 km2, Liqeni i Badovcit me sipërfaqe prej 2.57 km2.

Lumenjtë: Drini i Bardhë, Ereniku, Ibri, Lumbardhi i Pejës, Lumbardhi i Prizrenit, Lumi Drenica, Lumi i Llapit, Lumi i Lepencit, Lumi i Nerodimes, Morava e Binçës, Radika, Sitnica, Reqani, Brodi, Restelica, etj. (ASK).

Burimet: Burimi i Istogut, Vrellës, Vërmicës, Poslishti, etj.

Sipas standardeve, në 1 m3 ujë mund të kultivohen prej 40 – 100 kg peshqi. Nëse hapësirën mbajtëse të peshkut prej 43,782 m3 e shumëzojmë me mesataren e kultivimit në Kosovë për 1 m3 që është 50 kg, atëherë del se në Kosovë mund të prodhohen 2,189 t peshk. Pra, afërsisht kapacitete mbajtëse ka katër herë më shumë krahasuar me sasinë e kultivuar. Por kjo është në varësi të plotë edhe nga sasia e ujit në dispozicion që ka një fermë.

Sipas analizave të bëra nga MBPZHR, duke pasur parasysh prodhimtarinë vendore të peshkut në hurdhat ekzistuese si dhe importin e peshkut të freskët dhe të ngrirë, mesatarje e konsumit të mishit të peshkut është 0.9 kg/banor. Krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë, kjo mesatare është nën çdo mesatare të konsumit, duke pas parasysh se vendet e rajonit konsumojnë mesatarisht 3 kg/banor, kurse vendet e Evropës (BE) rreth 26 kg/banor.

Kjo mesatare e ulët e konsumit është për shkak të gjendjes jo të mire ekonomike, mungesës së njohurive mbi vlerat ushqyese të peshkut, mungesës së peshkut dhe prodhimeve të peshkut në treg e sidomos mungesës së peshkut të freskët.

Si lloje më të shpeshta të peshqve që hasen në ujërat tona në natyrë janë: krapi, ballëgjeri, siluri, tinka, sykuqi, ngjila, pëllëmba, mlyshi etj. (Federata e peshkatarëve).

Sektori i prodhimtarisë intensive të peshkut ka pësuar dëme të mëdha pas viteve të 90-ta, kështu që disa hurdha të peshqve në pronësi shoqërore janë në pamundësi për aktivizimin e prodhimtarisë për shkak të mosdefinimit të statusit pronësor. Si rezultat i kësaj, ekziston mungesë e investimeve për ripërtëritjen e prodhimtarisë.

Sektori i akuakulturës në Kosovë krahasuar me vendet e regjionit dhe të Evropës është i vogël, prodhohet sasi minimale e mishit të peshkut rreth 614 t/vit dhe kryesisht konsumohet në hoteleri me tendencë të zgjerimit të tregut përmes hapjes së pikave të shitjes së peshkut të freskët në tregjet e gjelbërta dhe markete.

Sipas të dhënave ekzistojnë 28 hurdha të peshkut, vetëm njëra prej tyre kultivon Krap, ndërsa të tjerat kultivojnë llojin e peshkut Trofta. Sasia e ushqimit që shfrytëzohet për nevoja të mbarështimit të peshkut vlerësohet të jetë rreth 2,000 t/vit. Ushqimi kryesisht importohet nga: Danimarka, Holanda, Italia dhe Bullgaria.