Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Peshqit, zgjidhje kundër helmimit të Badovcit - Bujqesia.eu

Peshqit, zgjidhje kundër helmimit të Badovcit

0

badovci

Kur në Badoc u dyshua se mund të jetë helmuar uji i pijshëm, për më shumë se 12 orë pjesa e kryeqytetit që furnizohet nga ky liqe artificial mbeti pa ujë. Kjo derisa iu bënë analizat.

Mirëpo, është dikush që ka një ide se si mund të kontrollohet shpejtë dhe që nuk ka nevojë të ndërprehet furnizimi me ujë për qytetarët në çdo dyshim të mundshëm.

Qaush Bajrushi, që për shumë vite ishte drejtor i Ujësjellësit Rajonal ” Prishtina” tregon se para shumë vitesh kanë menduar për këtë.

Ai thotë se duhet krijuar një pishinë me peshq, në pjesën kur uji duhet të kalojë për filtrim, e përmes peshqve të vërehet nëse uji është në rregull.

“Para shumë vitesh, në Batllavë e kemi krijuar një të tillë, vetëm duhet peshqit dhe ajo funksionon shumë lehtë. Ndërsa në Badoc, duhet ndërtuar një e tillë, më së shumti merr një mijë euro”, thotë Bajrushi, raporton lajmi.net.

Shpjegon se peshqit janë gjallesa të cilat shumë shpejt reagojnë në çdo helmim të mundshëm.

“Përcillet gjendja e tyre, nëse vërehet se ata kanë lëvizje jo të duhura apo ndonjë ngordhje atëherë reagohet. Uji para se të kaloj në fabrikën e filtrimit duhet kaluar nëpër atë pishinë me peshq dhe shumë lehtë kuptohet nëse ka nevojë për analiza apo nëse po ndodh diçka me cilësinë e ujit”, thotë ai.

Madje, edhe pse ishte drejtor për shumë vite, askush nuk e ka telefonuar për tu konsultuar rreth gjendjes së fundit.

Por, Bajrushi nuk e ka problemë këtë. Ka vendosur që vet t’u telefonojë zyrtarëve të Ujësjellësit dhe t’u tregojë për këtë ide.

Pritet të shihet nëse do realizohet kjo ide, e cila besohet se lehtëson punën për të gjithë. /lajmi.net/