Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Pezmatimi i gjirit tek kafshët - Bujqesia.eu

Pezmatimi i gjirit tek kafshët

0

lopa

Me mastit kuptohet pezmatimi i gjëndrës së gjirit, që shoqërohet me ndryshime sasiore dhe cilësore të qumështit. Pezmatimi i gjendrës së qumështit ndodh kryesisht kur ajo është në veprimtari, pranë laktacionit.

Nga mastitet preken më shumë lopët që janë në muajin e parë të laktacionit, si dhe dhentë, dhitë, dosate më rrallë pelat.

Shkaqet e mastiteve

Rol kryesor në shfaqjen e mastiteve kanë mikrogjallesat e ndryshme, që futen nga mjedisi i jashtëm në gjëndrën e gjirit, nëpërmjet kanalit të thithës, nga plagë ose gërvishtje, si dhe nëpërmjet gjakut si rezultat i pezmatimit të mitrës, mëlçisë, veshkave, fshikëzës së urinës,etj.

Mikrogjallesat përgjegjëse për shfaqjen e mastiteve janë streptokokët, stafilokokët, kolibakteret dhe rrallë kërpudhat, viruset dhe mikrobet specifike të brucelozës, TBC-së, etj.

Në shfaqjen e mastiteve ndikojnë faktorët negativë të mjedisit ku qëndron kafsha, si : shtresa e papastër, lagështia, të ftohtët, dendësia e kafshëve që cenon higjienën e këtij mjedisi, etj.